BMW, Daimler dhe Volkswagen marrëveshje për ndarjen e informacioneve të trafikut në hartat HERE

Publikuar më: 26-09-2016

Ofruesi Gjerman i hartave dixhitale HERE do të prezantojë disa shërbime të reja të trafikut për drejtuesit e automjeteve duke premtuar më shumë informacion rreth gjendjes së rrugëve.

Kompania me seli në Berlin, në pronësi të tre prodhuesve të shquar gjermanë të automobilave, do të ofrojë katër shërbime: gjendjen e trafikut, kushtet atmosferike, shenjat e trafikut dhe xhepat e parkimit.

BMW, Daimler dhe Volkswagen do të kontribojnë me të dhëna, duke shënuar bashkëpunimin e tyre të parë që nga blerja e HERE për 2.8 miliard Euro vitin e kaluar. Pritet që të tjerë prodhues ti bashkohen nismës duke kontribuar me të dhëna nga automjetet e tyre.

Shërbimi i ri i trafikut live do të godasë automjetet në gjysmën e parë të 2017-tës. Shifra e automjeteve do të arrijë në miliona brenda fundit të 2018-tës tha HERE. Të dhënat do të grumbullohen nga frenat, fenerët, sistemet e lokalizimit, kamerat dhe sensorë të tjerë. (PCWorld Albanian)

BMW, Daimler dhe Volkswagen marrëveshje për ndarjen e informacioneve të trafikut në hartat HERE
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)