Bluetooth 5 po vjen me dyfishin e shpejtësisë dhe mbulueshmërisë

Publikuar më: 11-06-2016

Bluetooth_logo-640x156Bluetooth 5.0, versioni më i fundit i një prej standarteve më të popullore të teknologjive wireless, do të prezantohet më 16 Qershor sipas një e-mail-i dërguar nga shefi ekzekutiv Mark Powell.

Përditësimi do të quhet “Bluetooth 5” pa ndonjë presje dhjetore për efekt marketingu. Është shumë i rëndësishëm sepse premton dyfishin e mbulimit dhe të shpejtësisë së Bluetooth 4.2. Mbase më interesant është fakti se versioni i ri përmban një teknologji të quajtur “reklamim i transmetimit.”

Në momentin e parë fjala reklamim mund tu duket e çuditshme por realisht kjo bën të mundur jo vetëm zbulimin e emrit të një paisjeje Bluetooth përpara çiftimit por edhe fshehjen e një paisjeje Bluetooth për çdo paisje tjetër.

Këto paketa të reklamimit kanë madhësinë e 47 bajt ku 31 prej tyre ruajnë të dhëna. Nuk dihet madhësia e paketave të Bluetooth 5 por rritja e madhësisë së paketave të reklamimit do të thotë se paisjet Bluetooth mund të transmetojnë më shumë informacion mes njëra tjetrës.

Ngelet e parqartë nëse paisjet e vjetra Bluetooth do të jenë të përshtatshme me Bluetooth 5 kjo sepse ky i fundit kërkon harduer të ri. (PCWorld Albanian)

Bluetooth 5 po vjen me dyfishin e shpejtësisë dhe mbulueshmërisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)