BLU Life One X është një telefon inteligjent 100 dollarësh me ekran 1080p

Publikuar më: 12-12-2015

a1jqbuch68l-_sl1500_-1Ku bëhet fjalë për telefonë me kosto shumë të ulët, prodhuesi amerikan BLU mban kurorën. Ditën e djeshme kompania prezantoi modelin BLU Life One X me kosto 100 dollar(për një kohë të limituar) dhe ekran Full HD 1080p.

Produkti i ri u prezantua gjatë konference për shtyp dhe synon të rivalizojë hegjemoninë e Motorola Moto G. Vetë kompania testoi të dy telefonët në AnTuTu, GeekBench 3, Vellamo, basemark OS II dhe Gfx Open GL 3.1 dhe rezultati në fund ishte në favor të BLU Life One X.

Ky rezultat është impresionues për një telefon që kushton 80 dollar më pak se Moto G. Por përveç specfikave impresionuese të harduerit, dizajni gjithashtu zgjon kureshtje.

Specifikat e harduerit:

  1. 5.2 Inç 1080p
  2. Corning Gorilla Glass 3
  3. 64Bit MediaTek 1.3 Ghz tetë bërthama
  4. 4G LTE
  5. 13 megapiksel kamër e pasme
  6. 5 megapiksel kamër frontale
  7. Android Lollipop 5.1 (Marshmallow në 2016-tën)
  8. Dy karta SIM
  9. Bateri 2,900 mAh
  10. 2GB RAM
  11. 16GB memorje të brendshme

Çmimi aktual është 99 dollar ndërsa të hënën kostoja shkon në 149 dollar. Amazon zotëron të drejtat ekskluzive të shitjes aktualisht. (PCWorld Albanian)

BLU Life One X është një telefon inteligjent 100 dollarësh me ekran 1080p
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)