Pse mungon komentimi?
Por një gjë që më çudit në ueb faqen tonë PC World Albanian është dëshira e ultë e lexuesve të faqes për të postuar ndonjë koment rreth ndonjë lajmi të ri.
Kam përcjellë këtë fenomen me mjaft vëmendje dhe mund të them se përgjigjen e kam dhënë në kokën time në dy variante.
Në rend të parë kam menduar se lexuesit nuk janë të interesuar që të komentojnë ndonjë gjë rreth lajmeve ndërkombëtare. Këtë e tregon edhe trendi i komenteve në ueb faqe ku më së shumti vërehen përgjigje tek tema që ndërlidhen Kosovën, Shqipërinë apo me ndonjë vend të rajonit.
Mungesën e komenteve e kam arsyetuar edhe me atë se ndoshta këta lexues janë më shumë të interesuar të lexojnë lajme të shkurta, të pajisen me informatat më të fundit dhe të shkojnë tutje. Megjithatë këtu kam vërejtur disa dallime mes nesh dhe disa portaleve të informimit si telegrafi.com apo ipko.net apo kudo tjetër ku ofrohen lajme rreth teknologjisë, sepse atje nuk ka hezitim për të postuar.
Pavarësisht se nuk janë në numër të madh, nëse krahasohen me ueb faqet ndërkombëtare të teknologjisë, komentimet rreth këtyre temave në këto portale gjegjëse nuk mungojnë. Shtrohet pyetja pse?
Këtu e kam një përgjigje që ndoshta dikush mund ta kundërshtojë. As Telegrafi e as Ipko nuk kanë sistem sigurie Captcha (Captcha është një lloj testi sfidues për përgjigje që shumicën e rasteve vendoset në ueb faqe për të përcaktuar nëse lexues/vizitori është njeri apo gjenerues automatik për të bërë spam).
Captcha-në mund ta vëreni tek PC World Albanian sepse në çdo moment që keni dëshirë të postoni, ju duhet të plotësoni një fushë të zbrazët me disa numra e shkronja të pakuptimta, për të cilat unë kam mendim se shumicës së lexuesve u pengojnë. Por pavarësisht kësaj bezdie që ju shkakton për të postuar, Captcha mundëson që në ueb faqe të ofrohet më shumë siguri dhe të ruhet integriteti nga spamerët.
Përveç kësaj, komentet nuk postohen në mënyrë automatike, pa marrë miratimin e administratorit.
Në anën tjetër Telegrafi e Ipko ofrojnë një sistem jashtëzakonisht të thjeshtë për koment. Emër, e-mail dhe koment, asgjë më shumë. Këto janë të vetmet gjëra që kërkohen nga lexuesi për tu plotësuar. Madje fusha e-mail nuk ka nevojë për plotësim. Thjeshtë fusni emrin dhe komentin, dhe ai do të vendoset në mënyrë automatike në ueb faqe. Pa miratimin e administratorit.
Ky lloj sistemi sado që është i lehtë për lexuesit, është shumë i vështirë për administruesit e uebit. Komentuesit janë të lirë të shkruajnë çfarëdo që dëshirojnë. Pati apo nuk pati lidhje me temën. Madje gjuha që shkruhet në këto komente mund të jetë jashtëzakonisht eksplicite, dhe të qëndrojë aty derisa të vërehet nga administratori.
Si rezultat i këtyre gjërave komentet rreth temës shpeshherë devijojnë dhe mund të sjellin edhe debate të pakuptimta.
Këto gjëra në tërësi i eliminon sistemi Captcha. Por problemi është tek kushtëzimi i lexuesit për të futur ato numra e shkronja në fushën e zbraztë. Pastaj ekziston mundësia për gabim dhe me këtë rast komenti i shkruar (ndoshta edhe i gjatë) zhduket për shkak të rifreskimit të faqes dhe lexuesi është i detyruar të shkruajë sërish ... e disi kam një ndjenjë se ai nuk është i gatshëm ta bëjë këtë.
Pra këtu është pyetja? A na duhet apo nuk na duhet Captcha? A duhet që t’ju kursejmë nga ky sistemi për të qenë ju si lexues në gjendje të postoni lirshëm apo duhet t’ju ofrojmë një sistem më të lehtë për të komentuar? Apo ndoshta më së miri është të ofrojmë një sistem të thjeshtë si telegrafi, dhe të kujdesemi për spam e për komente të çuditshme...
Në fund kam edhe diçka për të shtuar. E di se të gjithë (edhe unë) jeni të interesuar për të kuptuar lajme teknologjike rreth Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, etj. Padyshim se edhe ne jemi. PC World Albanian po bënë më të mirën për të mbuluar ngjarjet që po ndodhin në këto vende, edhe pse ato janë të pakta. Megjithëse lajmet ndërkombëtare për Google, Microsoft, HP, e shumë të tjerë janë në qendër të vëmendjes, rëndësia e temave vendore është më e madhja.
Ndoshta këtu është edhe arsyeja e mungesës së komenteve nga lexuesit apo edhe diku tjetër. Në fund të fundit përgjigjen më të mirë e dini ju lexues të PC World Albanian.
Mos hezitoni. Komentoni.
del.icio.us
Digg
Facebook
Captcha n'rregull.
Ma shum informacion rreth tech. ne vendet tona shqip folese.
Respekte
Ndersa per ket captcha ne jemi shiptar dhe nuk hec marketingu permes spamit ne komente kshtu qe lirisht mundeni me hek captcha...
Une jam nje shfletues i rregullt i internetit dhe pothuajse e shfletoj PcWorld 8-9 her ne dite per te marre informacione nga me te fundit rreth teknollogjise etj.
Gjithsesi i uroj stafit Administrativ te PCWorld pune te mbare dhe mos te ndalojn ne punen e tyre.
Kete faqe qdo 2 dite e vizitoj ndodh qe qdo dite, Lajmet ne pergjidhesi me pelqejn, gjithashtu kom deshir qe lajme ma shum per Lojra me qite.
SA perekt me lan komente, Spo leni ju ven me lan komente se te gjitha po i qitni te kjarta edhe te kuptushme.
Vetum vazdhoni.
Mirepo po mungon interesimi. Pertacia per komentim, si dhe mos-shprehia.
1. Ju publikoni vetem ato komente qe deshironi ju.
2. Censuroni cdo koment qe kundershton hapur sponsorit/artikujt tuaj!
3. I beni komentet publike mbas nja 22 oresh nga nenshkrimi dhe deri atehere shume pak ka vlere komentimi.
4. Kerkoni adresen e email-it dhe nuk po e dime se kush po e merr ate!
Mos pretendoni shume komente ne se vazhdoni ne kete menyre. Flm!
Une nuk pajtohem ne asnje pik qe ke potencuar ti, perveq te asaj qe komentet aprovohen me vones ajo eshte e vertet. Por une te them hapur ty dhe te gjith lexuesve te ksaj faqeje te deikaur per teknologji informative se ketu nuk ka cenzur dhe kam verejtur shum komente qe kundershtojn sponzoret te cilet po i permend ti e nuk figurojn askund ne kete faqe (sepse po te ishin sponzor ata do te kishin reklam padyshim ketu), e kshtu me radh.
Shihet se ti nuk ke lexuar fare ne kete faqe dhe vetem deshiron te komentosh ne lidhje me kete blog.
Ne rend te par nese do te kishte cenzur dhe aprovim te komenteve qe pershtaten per www.pcworld.al, ate'here i yti nuk do te aprovohej.
E sa per e-mail, ajo fush as qe ka nevoj te plotesohet per komentim.
respekte.
Gjeja e pare qe e bene me te lezetshem nje faqe interneti per mendimin time (qe eshte nje perparim i madhe ne dizajnet e web-eve)eshte komentimi ne blog.
Un kam pershtypjen se te ne me vone kan fillu web-et me blog komente gje qe edhe tani jane te pakte ata qe kane kete mundesi. Madje ata web-a me kryesore qe munde te konsiderohen ose skan fare ose tani kan fillu me vene ne perdorim ket metode, kam pershtypjen se seshte asgje kurioze me kalimin e kohes do behet shprehi!
Suksese
Pcworld me pelqen shume, por ju nuk i kushtoni aspak rendesi lajmeve vendore, perjashtim bejne ketu kompanite qe ju japin pare.
Psh. Une nuk ka pare ketu asnje artikull qe ka te beje me te mira qe ofron KosPay , perderisa ketu keni shkruar dhjetra artikuj per IPKO visa kartele.
Nuk keni shkruar asnje artikull per KosoftADS nje sistem qe po ndryshon internetin shqiptar. (mund te shkruani te mirat, por edhe ti qitni ne pah mangesite e ketij sistemi).
Nuk keni shkruar asnje artikull per Blog.al apo Publiku.com e keni shkruar per Blogspot.
Nuk keni shkruar asnje artikull per kompanite shqiptare te hostingut, per cilesine dhe besueshmerine tyre.
ju nuk shkruani asgje rreth kompanive shqiptare qe ofrojne diqka me ndryshe se tjerat, perveq atyre nga te cilat ju perfitoni.
jam shume i bindur se lexuesi jone ka me shume nevoje per lajme vendore se te huaja, sepse per lajme te huaja ne lexojme faqet e huaja dhe skemi nevoje te vime ketu.
prandaj perderisa nuk keni shkrime origjinale per kompani vendore dhe jo te huaja mos prisni te keni as vizitor te shumte, as numer te madh te shitjeve dhe as komentim.
gjithsesi suksese me punen tuaj.
Publikoni komentin tuaj