Bllokohet uebfaqja Apple Store pak orë para evenimentit të Apple

Publikuar më: 09-09-2015

screen-shot-2015-09-09-at-12-02-00Pak orë na ndajnë nga evenimenti i përvitshëm i Apple, ku do të prezantohen gjenerata e re e iPhone si dhe një iPad Pro. Mësohet se uebfaqja Apple Store ka pësuar një ndërprerje të papritur në orët e para të ditës së sotme. Edhe pse nuk presim që porositjet e produkteve të reja të fillojnë që sot, kjo faqe do të na sjellë në kohë reale detajet dhe specifikat e këtyre pajisjeve.

Ndoshta kjo ndërprerje ka ndodhur si pasojë e fluksit të madh të vizitorëve, aq më tepër që me ridizenjimin e Apple.com ku marrja e informacioni rreth produkteve dhe porositja e tyre janë vendosur në një seksion. Kjo ndoshta ka ndikuar në ngarkimin e uebfaqes. Aktualisht në qendër të faqes shfaqet mesazhi ‘We’ll be back’(Do të kthehemi). Shpresojmë që Apple ta rregullojë sa më shpejt këtë problem.  (PC World Albanian)

Bllokohet uebfaqja Apple Store pak orë para evenimentit të Apple
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)