Bllokohet qasja në Twitter dhe WhatsApp në Turqi

Publikuar më: 04-11-2016

Photo illustration of Twitter logo on an iPhone display next to a Turkish flagQasja në rrjetin social Twitter dhe në platformën e komunikimit WhatsApp u bllokua ditën e Premte tha një grup monitorimi nxitur nga arrestimet e 11 ligjvënësve prokurd kryesisht në zonat e banuara nga Kurdët në Juglindje të Turqisë.

Bllokimi u realizua me anë të kufizimit të trafikut tha një ekspert monitorimi i grupit Turkey Block, një metodë kjo e përdorur gjerësisht për ngadalësuar disa uebsajt deri në atë pikë sa të jenë të papërdoreshme.

Kjo lëvizje erdhi pothuase 1 muaj nga bllokimi i qasjes në Google Drive, OneDrive dhe Dropbox gjatë Tetorit kur u publikuan një listë e-mail-esh të Ministrit të Energjisë.

Turqia ka një histori të gjatë marrëdhëniesh të acarta me rrjetet sociale veçanërisht Twitter, një marrëdhënie e cila u ftoh që nga 30 Marsi i 2014-tës gjatë zgjedhjeve që po zhvilloheshin në këtë vend. (PCWorld Albanian)

Bllokohet qasja në Twitter dhe WhatsApp në Turqi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)