Blen domeinin e “Google.com” për 12 dollar. Nuk vonoi kompensimi

Publikuar më: 02-10-2015

New-Google-LogoVazhdimisht ka qenë e vështirë kryesisht për startupet dhe sipërmarrjet të rezervojnë një domain “.com”. Por me këtë artikull do të kuptoni se nuk është edhe aq e vështirë. Të paktën në letër.

Sanmay Ved, ish punojës në departamentin e marketingut pranë Google, kishte arritur të rezervonte një domain .com të pazakontë me gjashtë shkronja.

Domeini që bleu nuk ishte aspak i zakontë por vetë Google.com. Djaloshi në fjalë i cili kishte punuar për 5 vite me radhë në Google dhe tani pjesë e Amazon e përshkroi eksperiencën me këto fjalë: Në një ditë të zakonshme pune po shfletoja në domeinet e Google. Kërkova për “Google.com”, u shfaq si e disponueshme pë rezervim dhe e bleva për 12 dollar.

Google.com-Buy

Blerja e tij u konfirmua përmes postës elektronike ku lajmërohet se paratë ishin tërhequr nga karta e tij e kreditit.

Eksperiencën e tij e ndau në rrjetin social Linkedin. Pas pak minutash iu kthyen paratë në kartën e kreditit dhe u lajmërua se domeini nuk ishte i disponueshëm. (PCWorld Albanian)

Blen domeinin e “Google.com” për 12 dollar. Nuk vonoi kompensimi
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)