BlackBerry zgjeron numrin e aplikacioneve në suitën Hub+ për Android

Publikuar më: 12-09-2016

blackberry-hub-android-marshmallow-935x526Muajin e kaluar BlackBerry bëri të ditur se do të ofronte aplikacionet Android si BlackBerry Hub, Calendar dhe Password Keeper tek të gjithë përdoruesit Android. E gjitha kjo do të ishte në formën e një abonimi quajtur Hub+ ndërkaq kompania tani njoftoi një zgjerim të kësaj pakoje me më shumë aplikacione.

Hub+ e cila është falas për 30 ditë dhe më pas kushton 99 cent në muaj, do të pasurohet me pesë aplikacione të reja: Contacts, Tasks, Device Search, Notes dhe Launcher.

BlackBerry beson se kjo hap dyert për shumë përdorues Android drejt aplikacioneve fantastike që kompania kanadeze ka për të ofruar. Nëse doni të provoni Hub+ ju ftojmë të vizitoni Google Play Store dhe të kërkoni për BlackBerry Hub. Pasi të keni hapur aplikacionin klikoni “Apps by BlackBerry” dhe instaloni aplikacionet që dëshironi. (PCWorld Albanian)

BlackBerry zgjeron numrin e aplikacioneve në suitën Hub+ për Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)