BlackBerry Vienna është telefoni i dytë Android i kompanisë kanadeze

Publikuar më: 13-11-2015

blackberry-vienna-androidVetëm pak ditë pasi shefi ekzekutiv John Chen konfirmoi një linjë të re produktesh që do të pasonin BlackBerry Priv, CrackBerry publikoi foto të cilat besohet të jenë zyrtare të telefonit të dytë Android.

Me emrin e koduar Blackberry Vienna, ky telefon inteligjent braktis tastierën e rrëshqitshme të Priv duke favorizuar ndërfaqen unike të BlackBerry me një tastierë fizike statike. Tastiera duket indentike me atë që gjendet në modelin Priv, megjithatë në bazë të këtyre fotove është e vështirë të diskutojmë rreth detajeve të tjera.

Një telefon i dytë Android do e afirmonte më tej përkushtimin e kandezëve ndaj platformës më popullore në planet. Por a është kjo ajo që dëshirojnë besnikët e kompanisë? A mund të quhet më një telefon BlackBerry pa platformën BlackBerry OS?

Shefi ekzekutiv i kompanisë ka një mision: gjenerimi i të ardhurave. Dhe nuk ka rëndësi nëse i duhet të vendosë “Google” në një telefon BlackBerry, mjafton që telefonët të shiten. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Vienna është telefoni i dytë Android i kompanisë kanadeze
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)