BlackBerry Venice shfaqet në imazhe live: Kamër 18 megapiksel dhe Android Lollipop

Publikuar më: 29-08-2015

gsmarena_009Ishte çështje kohe përpara se të shfaqeshin imazhet zyrtare të smartfonit të parë BlackBerry me platformën Android. Ditë më parë pati rrjedhjeje të shumta informacionesh në lidhje me këtë smartfon dhe tani kemi foto live të smartfonit.

gsmarena2   gsmarena_3  gsmaren2  gsmarena7

Ajo që BlackBerry ka bërë me këtë smarfon është ruajtja e karakteristikës unike të smartfonëve të kompanisë: Tastierën QWERTY. Kjo tastierë gjendet e “fshehur” nën ekran ku ky i fundit mund zhvendoset përmes një shine. Butoni i ndezjes është zhvendosur për në pjesë anësore të majtë ku së bashku me të gjenden edhe portat e microSD dhe kartës SIM.

gsmarena1  gsmarena_329  gsmare  gsma

Risi më vehte është edhe kamera 18 megapiksel me dritë LED të dyfishtë. Kamera ka të integruar stabilizim optik dhe fokus shumë të shpejtë. E fundit, imazhet zbulojnë edhe Android Lollipop, si platforma përmes së cilës do të operojë BlackBerry Venice. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Venice shfaqet në imazhe live: Kamër 18 megapiksel dhe Android Lollipop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)