BlackBerry Venice përsëri në qendër të vëmendjes pas publikimit të imazheve të reja

Publikuar më: 18-09-2015

gsmarena_0012Një tjetër set fotosh të cilat hedhin dritë mbi smartfonin BlackBerry Venice kanë bërë xhiro në internet. Smartfoni Android ndërtuar nga kompania kanadeze pritet të debutojë në muajin Nëntor.

Fotot më të fundit ruajnë autenticitetin e fotove të mëparshme. Konfirmohet tastiera e rrëshqitshme, ekrani i harkuar dhe drita LED e dyfishtë në kamerën parësore.

gsmarena_003

Sistemi operativ ngjason me një version Stock të Android Lollipop. BlackBerry do të shtojë edhe disa aplikacion dhe gjeste produktiviteti krysisht në përmirësimin e eksperiencave me aplikacionet e email-it dhe mesazheve.

gsmarena_001

Për nga harduerit, vijojnë po të njëjtat spekulime. Proçesori Snapdragon 808 do të shoqërohet nga 3GB RAM. Kamera e pasme me dritën e dyfishtë LED mendohet të ketë një sensor 18 Megapiksel. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Venice përsëri në qendër të vëmendjes pas publikimit të imazheve të reja
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)