BlackBerry Venice është emri i koduar i smartfonit me sistem operativ Android

Publikuar më: 03-07-2015

gsmarena_001Kemi disa muaj që presim që BlackBerry të sjellë në treg një smartfon me ekran të lakuar nga të dyja anët.

Kompania prezantoi një smartfon në Kongresin Mobil Botëror në muajin Mars por që nga ai moment nuk ka të dhëna të reja për këtë produkt. Por së fundmi, @evleaks ka postuar në Twitter një imazh ku shfaqet një smartfon i nivelit të lartë i shoqëruar nga emri i koduar ‘Venice’.

Në foto duket qartë ekrani i lakuar nga të dyja anët, karakteristikë kjo e sjellë fillimisht nga Samsung përmes Galaxy S6 Edge. Nuk mungon tastjera fizike e cila mund të aksesohet duke e rrëshkitur ekranin sipër. Ka shumë mundësi që ky smartfon të përdorë sistemin operativ Android dhe jo atë BlackBerry 10. Në të gjithë ekranin vihen re aplikacionet dhe ikonat e përdorura nga sistemi operativ i Google.

Muajin që shkoi, prestigjozja Reuters raportoi se BlackBerry do të fillonte të prodhonte smartfona me sistem operativ Android. Ky imazh i publikuar së fundmi e bën akoma më të besueshëm këtë raport të Reuters. Do të jetë interesante se si do të duket sistemit operativ Android në një smartfon më tastjerë fizike, dicka e tillë ka kohë që nuk shihet. Të shohim se si do të reagojnë fansat e BlackBerry për këtë ndryshim. (PC World Albanian)

BlackBerry Venice është emri i koduar i smartfonit me sistem operativ Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)