BlackBerry tërhiqet nga Pakistani pas kërkesave qeveritare për mbikëqyrje

Publikuar më: 30-11-2015

2999Prodhuesi kanadez i telefonëve njëherazi edhe zhvillues i platformave të sigurta të komunikimit, BlackBerry, do të largohet nga Pakistani brenda fundit të vitit. Shkak janë bërë kërkesa nga qeveria Pakistaneze për mbikëqyrje.

Qeveria Pakistaneze aktualisht ka përjashtur përdorimin e serverave enterprise të BlackBerry të cilët ofrojnë komunikimit të enkriptuar mes telefonëve BlackBerry.

Më 30 Dhjetor Blackberry do të largohet dhe pikërisht këtë ditë telefonët do të ndalojnë nga funksioni. Në të vërtetë një tërheqje e kompanisë pritej që në muajin Nëntor por përjashtimi i serverave të kompanisë u shtye edhe me një muaj.

Marty Beard i Blackberry shpjegoi: “E vërteta qëndron tek fakti se qeveria Pakistaneze kërkonte akses të plotë dhe monitorim pa kufizime të trafikët që gjenerohet nga shërbimet enterprise përfshi postën elektronike dhe BlackBerry Messenger.” Kjo mesa duket për kanadezët ishte e papranueshme.

“Ne nuk mbështetim të tilla nisma dhe nuk e kemi bërë në asnjë vend të botës,” tha Marty Beard

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Pakistaneze kishte urdhëruar operatorët celularë që të mos përdorin serverët e BlackBerry në muajin Korrik. Për qeverinë Pakistaneze ishte e pamundur ndërhyrja në serverat e BlackBerry.

Probleme të ngjashme BlackBerry i ka hasur edhe në të kaluarën në Indi, Emiratet e Bashkura Arabe, Arabinë Saudite dhe Indonezi. Në 2010-tën shërbimet e kompanisë ishte përjashtuar nga Emiratet dhe Arabia Saudite. (PCWorld Albanian)

BlackBerry tërhiqet nga Pakistani pas kërkesave qeveritare për mbikëqyrje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)