BlackBerry do të sjellë një tjetër telefon Android, DTEK60

Publikuar më: 28-09-2016

gsmarena_002Pavarësisht pesimizmit që ka rrethuar prodhuesin e shquar kanadez të telefonëve inteligjent, dikur marka më premtuese, BlackBerry ka vendosur ti çojë përpjekjet e tij përtej PRIV dhe DTEK50 në botën Android.

I pari pati shitje të kënaqshme por jo në pritshmëritë e kompanisë e ndërsa i dyti nuk u prit aq mirë nga konsumatorët. E kjo nuk e ka dekurajuar BlackBerry për të vazhduar me një tjetër produkt të linjës DTEK.

Informacioni më i fundit vjen nga Evan Blass në Twitter i cili thotë se kompania do të prezantojë së shpejti DTEK60. Në të vërtetë pak ditë më parë BlackBerry aksidentalisht publikoi një foto të telefonit.

DTEK60 do të karakterizohet nga ekran 5.5 inç Quad HD dhe nuk do të ketë tastierë fizike raporton Blass. Në brendësi do të gjendet një procesor Snapdragon 820 shoqëruar nga 4GB RAM. Çifti i kamerave do të përbëhet nga 21/8 Megapiksel e pasme dhe frontale respektivisht.

Bateria 3,000 mAh do të përfitojë nga teknologjia e ngarkimit të shpejtë Quick Charge 3.0. Por nuk janë këto specifika hardueri të cilat synojnë të kapin vëmendjen e konsumatorit. Është siguria pika më e fortë e BlackBerry. (PCWorld Albanian)

BlackBerry do të sjellë një tjetër telefon Android, DTEK60
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)