BlackBerry shpjegon pse telefoni Priv ka avantazh sigurie ndaj telefonëve të tjerë Android

Publikuar më: 27-11-2015

Priv-Android-BootQë kur debutoi BlackBerry Priv, të gjitha debatet dhe diskutimet silleshin rreth sigurisë dhe privatësisë së sistemit operativ. Një nga debatet më të spikatura ku protagonist ishte një firmë sigurie në Kanada u tha se telefonët Nexus janë më të sigurtë se BlackBerry Priv falë Android Marshmallow 6.0.

Versioni më i fundit i sistemit operativ në fokus përmban përmirësime të dukshme sigurie krahasuar me 5.1.1. Po kjo betejë fjalësh nuk ka të mbaruar sepse shefi i departamentit të sigurisë pranë BlackBerry në një postim në blog lavdëronte më të mirën e sigurisë dhe privatësisë që ofrin BlackBerry Priv.

David Kleidermarcher në blog shpjegonte disa nga funksionalitetet më të mira të sigurisë si mëposhtë:

  1. Përmirësime të ASLR të cilat e bëjnë të pamundur kompromentimin e sistemit operativ edhe në rastin e Stagefright
  2. Përmirësime në politikat kontrolluese të SELinux
  3. Qindra përmirësime në kernelin e Linux duke aktivizuar funksionalitetet të tilla si DTEK
  4. Përmirësime kriptografike të cilat rrisin mbrojtjen e fjalëkalimeve nga sulmet “Brute Force”
  5. Mbështetje për kartat e mençuara dhe funksionalitete të tjera specifike për përdoruesit e biznesit.
  6. Siguri në nivel prodhimi, që do të thotë se hardueri është i lidhur ngushtë me çelësat dixhital duke ruajtur integritetin e paisjes.
BlackBerry shpjegon pse telefoni Priv ka avantazh sigurie ndaj telefonëve të tjerë Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)