BlackBerry rrezikon ndërsa përgatitet të prezantojë një telefon të ri muajin e ardhshëm

Publikuar më: 23-06-2016

blackberry-ceo-john-chen-100643960-primary.idgeShefi ekzekutiv i BlackBerry John Chen do të vijojë të jetë në krye të detyrës për të përmbushur planet e tij për dy telefonë të rinj BlackBerry me sistem operativ Android.

Chen u rizgjodh kryetar bordi edhe për një tjetër vit ditën e Mërkure gjatë një mbledhjeje të përgjithshme të drejtuesve të kompanisë. Në 9 muajt e ardhshme Chen shpreh të sjellë dy telefonë të rinj njëri prej të cilëve do të debutojë që muajin e ardhshëm. Do të kushtojnë më pak se Priv, por do të kenë po të njëjtin nivel sigurie, u shpreh Chen.

Sigurisht që aksionerët nuk do ti kishin dhënë mbështetjen e tyre kurrsesi nëse nuk do të kishin parë raportin financiar të tremujorit të parë të 2016-tës.

Të ardhurat ranë me 400 milion dollar për periudhën e mbyllur më 31 Maj, një renie me 39 % nga 658 milion dollar të ardhura një vit më parë. Por Chen ka bërë të mundur një ulje dramatike të kostove nga 348 milion në 246 milion dollar por që nuk mjafton për të ruajtur ekuilibrat financiar të kompanisë.

Pagesat e qasjes në shërbimet e kompanisë sollën vetëm106 milion dollar ndërsa softuerët dhe shërbimet numëronin vetëm 142 milion dollar. Segmenti i produkteve mobile duke përfshirë telefonët dhe liçensimet e paisjeve sollën 152 milion dollar të ardhura. Edhe pse dy segmentet e para sollën fitim, ky i fundi rezultoi me 21 milion dollar humbje.

Chen beson se liçensimi i produkteve me patentat e BlackBerry mund të ngelet një mundësi e mirë fitimi nëse kompania vendos të tërhiqet nga biznesi i telefonëve inteligjent. “Një pjesë e madhe e konsumatorëve tanë, sidomos autoritetet shtetërore, akoma besojnë tek puna jonë e të ofruar të një produkti të sigurtë për ta,” tha Chen.

Por çfarë nëse BlackBerry vendos të tërhiqet nga bota e telefonëve? Kostoja e këtij hapi do të ishte 0 sepse BlackBerry nuk prodhon më telefonë. Ndërsa telefonët e cilësisë së lartë zënë titujt e lajmeve, Chen beson se janë telefonët e rangut të mesëm që sjellin fitim.

“Priv është një produkt fantastik por shumë i shtrenjtë për sipërmarrjet,” tha Chen. “Për këtë sipërmarrjet dhe kompanitë kanë kërkuar nga ne një telefon të rangut të mesëm. Pikërisht për këtë besoj se ne duhet të ndërtojmë një telefon të rangut të mesëm me përkushtimin tonë tradicional ndaj sigurisë.” (PCWorld Albanian)

BlackBerry rrezikon ndërsa përgatitet të prezantojë një telefon të ri muajin e ardhshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)