BlackBerry revoltohet ndërsa Facebook i jep fund mbështetjes për BlackBerry 10

Publikuar më: 23-03-2016

Screen-Shot-2016-03-22-at-11.28.35-AMFacebook dhe platforma e saj e komunikimit WhatsApp kanë bërë të ditur planet e tyre për ti dhënë fund mbështetjes për BlackBerry OS 10 brenda 2016-tës. Në një postim në blog, menaxheri i ekosistemit të aplikacioneve BlackBerry njëkohësisht edhe drejtues i ekipi të zhvilluesve, Lou Gazzola, shprehun zhgënjimin e tij për këtë vendim duke kërkuar nga përdoruesit që të protestojnë.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht që WhatsApp dhe Facebook të mos e marrin një vendim të tillë me pamundësinë për tu ndryshuar planet,” shkruante ai.

Në të vërtetë ky vendim vjen menjëherë pasi BlackBerry filloi të kthente shikimin drejt objektivave të tjerë përveç sistemit operativ vetjak. Në fund të 2015-tës kompania prezantoi telefonin e parë Android, BlackBerry Priv. Për më tepër që me BlackBerry Passport, kompania filloi të ofronte mbështetje për aplikacionet Android brenda BlackBerry 10.

Megjithatë, drejtuesit e kompanisë janë përpjekur vazhdimisht të tërheqin zhvilluesit drejt platformës së saj. Gazzola shkruante se pavarësisht vendimit të Facebook, ai dhe komuniteti i zhvilluesve do të vijojnë të punojnë në krijimin e “mijërave aplikacioneve për BlackBerry 10”. Madje së shpejti do të publikohet një listë me 20 aplikacionet më të mirë BlackBerry.

“Kompania do të vijojë të investojë me çfarë të mundet që tu ofrojë përdoruesve eksperiencën më të mirë shkruante,” Gazzola. Ai përmendin aplikacionin Twitter si për tu marrë shembull ku para pak ditësh publikoi një përditësim ndërsa muajin e ardhshëm do të vijë një tjetër me më shumë funksionalitete. (PCWorld Albanian)

BlackBerry revoltohet ndërsa Facebook i jep fund mbështetjes për BlackBerry 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)