BlackBerry publikoi reklamën e parë të telefonit inteligjent Priv. Shfaq tastierën e lëvizshme QWERTY

Publikuar më: 17-10-2015

blackberry_priv_front_derstandardBlackBerry ka publikuar reklamën e parë të telefonit inteligjent Priv me sistem operativ Android. Prodhuesi kanadez ka filluar të pranojë porosi që nga dita e djeshme.

Klipi i shkurtër të cilin mund ta ndiqni në fund të këtij artikulli shfaq smartfonin e ardhshëm dhe tastierën e saj QWERTY të lëvizshme. Në një postim në blog kompania krenohet me funksionalitetet e sigurisë dhe privatësisë që bart ky telefon.

Ngacmimet e BlackBerry shkojnë më tej vë theksin se 9 nga 10 produkte Android përmbajnë vrima sigurie kritike.

Telefoni inteligjent do të fuqizohet nga proçesori Snapdragon 808. Do të ketë ekran 5.4 inç dhe kamër 18 megapiksel. Bateria ka një kapacitet 3,410 mAh. (PCWorld Albanian)

BlackBerry publikoi reklamën e parë të telefonit inteligjent Priv. Shfaq tastierën e lëvizshme QWERTY
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)