BlackBerry publikoi përditësimin e parë madhor në telefonin Android BlackBerry Priv

Publikuar më: 02-12-2015

blackberry_priv_mainDitën e djeshme BlackBerry publikoi përditësimin e parë në telefonin e parë Android të prodhues kanadez, BlackBerry Priv. Ky përditësim në madhësinë e 475 MB është premtimi i BlackBerry për përditësime mujore të sigurisë në Android.

Të gjithë telefonët BlackBerry Priv të blerë nga një dyqan i kompanisë do të përditësohen që nga dita e sotme ndërsa modelet e blera nga një kompani celuare duhet të presin deri më 7 Dhjetor. Ky përditësim sjell katër përmirësime madhore:

  1. Kamera të përmirësuar: Performancë më e lartë e aplikacionit të kamerës dhe cilësi të përmirësuar në dritë të pakët.
  2. Performancë më e lartë: Android-i i BlackBerry Priv është më i shpejtë
  3. Stabilitet: Është rritur qëndrueshmëria e platformës dhe reduktuar dështimet apo ngrirjet e sistemit operativ.
  4. Siguri e shtuar: Dhe më e rëndësishmja, ky përditësim përfshin arnime të sigurisë dhe garaton mbrotje ndaj kërcënimeve më të fundit të sigurisë në Android

Në të vërtetë më i rëndësishëm sesa këto ndryshime është premtimi i mbajtur i BlackBerry për përditësime mujore të sigurisë ndërsa Android 6.0 duhet të presë. Edhe pse është pyetur vazhdimisht, qëndrimi i kanadezëve ka qenë: “Puna ka filluar.” (PCWorld Albanian)

BlackBerry publikoi përditësimin e parë madhor në telefonin Android BlackBerry Priv
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)