BlackBerry Priv në shitje për 750 dollar nga data 16 Nëntor

Publikuar më: 22-10-2015

BlackBerry-priv-e1445332778563BlackBerry që nga dita e sotme ka filluar të listojë në dyqanin e saj online telefonin inteligjent BlackBerry Priv. Pavarësisht se akoma nuk mund të kryeni porosi, një detaj mjaft i rëndësishëm zbulohet, çmimi.

Telefoni do të kushtojë 750 dollar dhe do të dalë në shitje me 16 Nëntor. Edhe pse jemi në dijeni të pothuaj të gjitha specifikave të harduerit, ky listim konfirmon detajet. Përveç ekranit 5,5 inç, baterisë 3410 mAh, kamerës së pasme 18 megapiksel dhe frontale 2 megapiksel, ramit prej 3GB dhe proçesorit Snapdragon 808, ka akoma më shumë detaje për tu zbuluar.

Ekrani ka rezolucion Quad HD 2560 x 1440 piksel me dendësi prej 540 për çdo inç. Kamera mund të realizojë video 4K me 30 frekuenca në sekond. Kjo kamër bart stabilizim optik të imazhit. Sipas BlackBerry bateria e telefonit do të rezistojë për 22.5 orë. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Priv në shitje për 750 dollar nga data 16 Nëntor
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)