BlackBerry Priv ka një kamër 18 Megapiksel e aftë të realizojë video 4K

Publikuar më: 06-10-2015

blackberry_priv_angle_slider_black_officialPak javë më parë BlackBerry zyrtarisht konfirmoi telefonin e saj të parë Android i cili bart pseudonimin Priv që do të thotë Privatësi(Privacy). Realisht ky është sektori për të cilin kujdeset më së shumti kompania kanadeze me shërbimet e saj.

gsmarena_001

Një mori informacionesh lidhur me harduerin e këtij smartfoni janë zbuluar gjer më sot. Tani kemi të tjera informacione shoqëruar me foto. Telefoni fuqizohet nga një proçesor 64Bit Snapdragon 808 siç shfaq aplikacioni i testimit të performancës AnTuTu.

Një tjetër imazh konfirmon kamerën e pasme me sensor 18 megapiksel ndërtuar nga Schneider Kreuznach. Kjo kamër është e aftë të realizojë video 4K me 30 frekuenca në sekond.

gsmarena_003

Telefoni inteligjent BlackBerry Priv do të përmbajë edhe një aplikacion sigurie ndërtuar nga kompania kanadeze dhe quhet BlackBerry Safeguard. Bazuar në imazhin e paraqitur, aplikacione ofron një panoramë të përgjithshme të aktivitetit të aplikacioneve si dhe lejeve për të funksionuar plotësisht.

gsmarena_004

BlackBerry Safeguard është aty edhe për të skanuar telefonin për aplikacione dhe përmbajtje keqdashëse. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Priv ka një kamër 18 Megapiksel e aftë të realizojë video 4K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)