BlackBerry premton përditësime mujore të sigurisë në telefonin Android BlackBerry Priv

Publikuar më: 05-11-2015

SAMSUNG CSC

BlackBerry i është bashkuar dy prodhuesve të telefonëve Android, Samsung dhe LG, me premtimin se do të ofrojë përditësime mujore të sigurisë. Ky njoftim erdhi ditën e Mërkure vetëm pak javë nga debutimi zyrtar i telefonit të parë Android të kompanisë, BlackBerry Priv.

Kjo politikë përditësimesh së pari filloi të implementohej në telefonët Nexus nga vetë Google në fillim të këtij viti. Nga muaji Gusht Samsung dhe LG premtuan të njëjtën gjë edhe pse ne personalisht nuk e kemi parë akoma diçka të tillë të bëhet realitet.

Përkundër tre të parëve kompania tajvaneze HTC tha se diçka e tillë ishte e pamundur.

Sa i përket BlackBerry të gjithë e dimë përkushtimin e kompanisë kanadeze ndaj produkteve të sigurisë, si nga aspekti i harduerit ashtu edhe i softuerit. Përditësimet e sigurisë në BlackBerry Priv do të shkarkohen automatikisht nga telefoni.

Shefi i sigurisë pranë BlackBerry tha se konsumatorët e tyre do të merrnin përditësime të sigurisë 24 orë pasi kompani është njoftuar për ndonjë dobësi konkretisht.

Të gjitha këto iniciativa padyshim janë nxitur nga zbulimi i dobësive të shumta të sigurisë në Android madje edhe kritike siç ishte Stagefright. (PCWorld Albanian)

BlackBerry premton përditësime mujore të sigurisë në telefonin Android BlackBerry Priv
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)