BlackBerry përditëson BBM në BlackBerry 10 për shumë privatësi dhe kontroll

Publikuar më: 11-12-2015

tech_blackberry2213__01__630x420BlackBerry ka përditësuar aplikacionin BlackBerry Messenger(BBM) në BlackBerry 10. Versioni i ri i aplikacionit sjell disa funksionalitete mjaft të rëndësishme ku ndër to mund të përmendim: kërkimin e kontakteve, bisedave, grupeve dhe kanaleve; pëlqimin e përmbajtjeve në furnizuesin e lajmeve; dërgimi dhe kërkimi i vendodhjes përmes Glympse.

Çfarë ka të re:

  1. Kërkimi i bisedave, kontakteve, grupeve dhe kanaleve
  2. Më shumë privatësi dhe kontroll: anulimin e dërgimit të fotove dhe mesazheve përfshi bisedat në grup
  3. Fshirja e mesazheve në telefon
  4. Kërkimi i vendodhjes së një kontakti përmes Glympse
  5. Pëlqimi i përmbajtjeve në furnizuesin e lajmeve
  6. Rregullime të gabimeve dhe përmirësime të performancës

Përditësimi tani është live përmes dyqanit të aplikacioneve BlackBerry World. (PCWorld Albanian)

BlackBerry përditëson BBM në BlackBerry 10 për shumë privatësi dhe kontroll
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)