BlackBerry paralajmëron se biznesi i telefonëve do të mbyllet nëse nuk rezulton fitimprurës për kompaninë

Publikuar më: 16-10-2015

2D3D4A2600000578-3266569-image-a-45_1444404247966Kohë të vështira po vijnë për BlackBerry. Situata ka arritur në atë pikë ku CEO i kompanisë paralajmëron se nëse smartfonët BlackBerry nuk arrijnë ti sigurojnë fitime të mjaftueshme kompanisë në vitin në vijim, ky sektor do të mbyllet.

John Chen u shpreh se nëse situata nuk përmirsohet ai është i gatshëm të heqë dorë nga biznesi i pajisjeve mobile. Madje ai shkoi më tej duke vënë një afat 1 vjeçar. Pra nëse Chen nuk është i kënaqur nga të ardhurat e shitjeve të smartfonëve BlackBerry, në vitin 2016 mundësitë që ky department i kompanisë të mbyllet janë reale.

Megjithatë ai u shpreh optimist për të ardhmen e kompanisë duke pohuar se dhe nëse smartfonët nuk ecin ashtu siç duhet në treg, softuerët e sigurisë për Android janë një burim i mirë të ardhurash për BlackBerry. Ja vlen të theksojmë se përpara debutimit të iPhone në vitin 2007, BlackBerry ishte një ndër prodhuesit e paktë më premtues në biznesin e telefonëve mobil. Megjithatë kjo kompani kurrë nuk pati aftësinë ti përshtatej gjeneratës së re së telefonëve inteligjent. Ndaj dhe suksesi i saj ka ardhur duke rënë në dhjetëvjeçarin e fundit.

Konkretisht në shtator të vitit 2009, telefonët e BlackBerry përbënin 42.6% të tregut amerikan ndërsa 6 vjet më vonë kjo përqindje ra në 1.2%. Më në fund, Chen duket se ka sjellë një fije shprese në këtë kompani duke sjellë smartfonë të nivelit të lartë si BlackBerry Passport. Për më tepër pritet që kompania të sjellë një smartfon me sistem operativ Android dhe tastjerë fizike të njohur si Priv. (PCWorld Albanian)

BlackBerry paralajmëron se biznesi i telefonëve do të mbyllet nëse nuk rezulton fitimprurës për kompaninë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)