BlackBerry mund të reduktojë prodhimin vjetor të smartfonëve në vetëm një

Publikuar më: 24-07-2015

456029624

Rivlerësimi i strategjisë së të bërit biznes i prodhuesit kanadez të smartfonëve BlackBerry mund të çojë në uljen e numri të smartfonëve që prodhohen çdo vit në vetëm një të tillë.

Me raundin e ri të largimeve nga puna këtë javë, BlackBerry ka sinjalizuar se akoma nuk ka përfunduar me reformën e saj të stretegjisë e cila filloi me emërimin në kry të kompanisë të John Chen. Tashmë BlackBerry po merr në konsideratë prodhimin e vetëm një smartfoni në vit nga 2 që e kishte bërë traditë kohët e fundit.

BlackBerry është përballuar me një konkurrencë të forte nga Apple dhe Samsung të cilët sot zotërojnë pjesë kryesore të tregut të smartfonëve. Në rezultatet e fundit të muajit Mars, kompania pati vetëm 28 milion dollar fitim ndërsa të ardhura vazhduan rënie në 600 milion dollar nga 978 milion që ishin një vit më parë.

Por pavarësisht se BlackBerry ka marrë masë dhe po rivlerëson strategjinë e saj duke u përqendruar kryesisht tek sipërmarrjet dhe agjensitë qeveritare, rezulton se ka pasur humbje edhe në këto sektorë. Kjo kompani ishte e vetmja që ofronte produkte për anëtarët e shumë parlamenteve të shteteve të ndryshme. Por që situate ka ndryshuar dhe ditëve të sotme një numër i lartë parlamentarësh po favorizojnë iPhone në dëm të telefonëve BlackBerry.

Pak ditë më parë ne publikuam një artikull ku vihej re se vetëm një numër i vogël parlamentarësh në Australi së bashku me Kryeministrin Tony Abbott përdornin akoma telefonë BlackBerry. (PCWorld Albanian)

BlackBerry mund të reduktojë prodhimin vjetor të smartfonëve në vetëm një
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)