BlackBerry mund të dizenjojë paisje të mbrojtura nga bakteret për sektorin shëndetësor

Publikuar më: 25-06-2015

gsmarena_001

Shefi ekzekutiv i BlackBerry John Chen nuk përjashtoi mundësinë për dizenjimin e paisjeve të mbrojtura nga bakteret për industrinë e shëndetësisë. “Punojësit e shëndetësisë do të kishin një gjë më pak për tu shqetësuar” u shpreh ai.

Ai e bëri këtë koment në një spital kanadez ku kompania zbuloi projektin pilot për ti ofruar spitalit një sistem portativ komunikimi dhe alarmi.

BlackBerry, i cili për këtë projekt ka bashkëpunuar me ThoughtWire dhe Cisco System, ku kompania kanadeze do të ofrojë softuerin e paisjet.

Ky bashkëpunim vjen një ditë pasi Chen konfirmoi se kompania ishte e hapur ndaj një zhvillimi të mundshëm të një telefoni Android. Një lëvizje e tillë nga kompania BlackBerry do të vijë vetëm atëherë kur android të bëhet më i sigurt. (PCWorld Albanian)

BlackBerry mund të dizenjojë paisje të mbrojtura nga bakteret për sektorin shëndetësor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)