BlackBerry Messenger sjell pamjen Material Design në aplikacionin Android

Publikuar më: 27-06-2015

bbm-material-updatePërditësimi më i fundit i BlackBerry Messenger sjell pmajen e Material Design së bashku me disa cilësime dhe funksionalitete të reja të privatësisë. Përtej ridzenjimit, BlackBerry ka shtuar këtë funksion i cili kushton 0.99 dollar në muaj por që sjell veçori fantastike.

Me këtë pagesë ju do të përfitoni:

–         Biseda private

–         Mesazhe me afat kohor

–         Tërheqjen e mesazheve

–         Editimin e mesazheve

Të abonuar aktual në funksionalitetet e tërheqjes dhe caktimit të afatit kohor të mesazheve do të kalojnë në këtë plan të ri tarifor pa bërë asnjë pagesë ekstra. Aplikacionin BBM të përditësuar me Material Design mund ta shkarkoni nga Play Store që tani. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Messenger sjell pamjen Material Design në aplikacionin Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)