BlackBerry lider mes prodhuesve Android në përditësimet mujore të sigurisë

Publikuar më: 27-03-2016

android_primary2-100586098-primary.idgeJavën e kaluar, BlackBerry publikoi një postim provokativ në një nga blogjet e kompanisë duke detajuar edhe axhendën e përditësimeve Android për telefonin Priv si dhe duke krahasuar më atë të rivalëve.

BlackBerry nuk citoi asnjë nga konkurrentët por thjeshtë u referohej me “OEM 1”, “OEM 2”, e kështu me radhë. Eventualisht BlackBerry radhiti vetvehten krahas nëntë prodhuesve Android duke u vendosur në krye të listës. Ngelet e paqartë nëse radhitja është sipas numrit të konsumatorëve që kanë secili prej prodhuesve apo thjeshtë bazuar në frekuencën e përditësimeve Android.

Prodhuesit e shquar Android të ditëve të sotme janë Samsung, Huawei, Lenovo, Motorola dhe Xiaomi, LG dhe HTC prandaj është mëse e mundur që këto prodhues të jenë pjesë e listës. Po pse BlackBerry nuk identifikoi konkurrentët? Një zëdhënës i kompanisë u shpreh për CIO: “Nuk e shohim të nevojshme të cilësojmë konkurrentët edhe pse nuk është e vështirë të kuptohet kush është në listë.”android-oem-security-patching-schedule1-100650345-large.idge

Përditësimet e shpejta në Android, një avantazh në syrin e sipërmarrjeve

Google ishte prodhuesi i parë që nxitoi me përditësimet mujore të sigurisë në muajin Shtator pas hedhjes së bazave në Gusht mes Samsung, LG dhe gjigandit të motorit të kërkimit.

Që atëherë një pjesë e madhe e prodhuesve shprehën angazhimin e tyre ndaj përditësimeve mujore të sigurisë përveç HTC-së ku një ekzekutiv i kompanisë i quajti premtime të parealizueshme dhe sot po e kuptojmë se ka pasur të drejtë.

Në verën e 2015-tës, BlackBerry promovoi telefonin e parë inteligjent të kompanisë me platformën Android duke pasur në konsideratë fokusin e veçantë të prodhuesit kanadez drejt sigurisë. Kjo do të kërkonte një angazhim të drejtpërdrejtë të BlackBerry me përditësimet mujore të sigurisë.

Prandaj qartësisht BlackBerry promovoi përditësimet mujore në PRIV si një objektiv madhor, dhe sot kompania është lider në këtë aspekt.blackberry-priv-keyboard-full-100631107-large.idgeSa ja vlejnë përditësimet mujore të sigurisë në Android?

BlackBerry bëri të ditur se ka publikuar përditësimet mujore të katër muajve të fundit brenda 24 orëve nga publikimi i tyre nga Google. Tre prodhuesit e tjerë madhor të telefonëve Android e realizuan vetëm një muaj më pas dhe ky duket goxha afat.

Google paralajmëron prodhuesit rreth dobësive të sigurisë një muaj përpara se ti bëjë publike. Stagefright është një rast unik sepse edhe Google u zu në befasi. Sa më pak kohë që “të këqijnë” të kenë në dispozicion për të shfrytëzuar një dobësi sigurie aq më mirë për konsumatorët.

BlackBerry qartas është lider kur bëhet fjalë për përditësimet e sigurisë në Android, diçka që organizatat qeveritare, njerëzit e biznesit dhe hulumtuesit e sigurisë duhet ta kenë në konsideratë. (PCWorld Albanian)

BlackBerry lider mes prodhuesve Android në përditësimet mujore të sigurisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)