BlackBerry lançoi programin beta të Android Marshmallow për telefonin Priv

Publikuar më: 05-04-2016

priv_0190-100626158-largePasi shprehu angazhimin ndaj platformës Android në Nëntor të 2015-tës me debutimin e BlackBerry Priv, prodhuesi kanadez tashmë po i dërgon gjërat në një nivel tjetër.

Kompania sapo ka lançuar një program Beta ku të gjithë përdoruesit e BlackBerry Priv mund të shkarkojnë ndërtimet beta të sistemit operativ më të fundit të Google. Regjistrimin mund ta bëni përmes BlackBerry Beta Zone megjithëse kompania bëri të ditur se programit tani është i tejmbushur.

Nëse identifikoheni në uebfaqen përkatëse menjëherë do ti bashkoheni listës së pritej megjithëse nuk dihet se kur do tu vijë radha. Gjithashtu BlackBerry njoftoi se përgatitja e versionit të parë Beta të Android Marshmallow për telefonin Priv do të jetë gati diku mes 4-8 javësh, që i bie të jetë jo përpara muajit Maj.

Priv padyshim është një ndër telefonët më të spikatur të 2015-tës kjo falë Android-it dhe ruajtjes së filozofisë së BlackBerry në dizajn dhe mbështetje ndaj konsumatorëve. Megjithatë kompania nuk duket të jetë terësisht e kënaqur me ecurinë e shitjeve. BlackBerry pak ditë më parë u shpreh se janë shitur 600,000 telefonë (të cilat kompania nuk i specifikon), larg pritshmërive të 800,000 njësive. (PCWorld Albanian)

BlackBerry lançoi programin beta të Android Marshmallow për telefonin Priv
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)