BlackBerry konfirmon: Smartfoni me sistemin operativ Android do të quhet Priv

Publikuar më: 25-09-2015

blackberryvenice-100595010-largeTë gjitha supozimet që kanë një kohë të gjatë të qarkullojnë online, janë konfirmuar nga vet BlackBerry: një smartfon sistem operativ Android do të vijë në treg këtë vit. Kompania nuk bëri të ditur informacione mbi specifikat apo çmimin por zbuloi se ai do të quhet Priv.

John Chen, CEO i BlackBerry konfirmoi planet për ardhjen e këtij smartfoni, ai shtoi se Priv kombinon më të mirën e sigurisë e BlackBerry dhe produktivitetin me ekosistemin e pasur të aplikacioneve që ofron platforma Android.

Deklarata e Chen tregon qartë se eksperimenti i BlackBerry me Android ka të bëjë me kombinimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të sigurisë së lartë të BlackBerry me popullaritetin e katalogut të aplikacioneve të Google.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se BlackBerry do të heqë dorë nga BlackBerry 10. Kompania deklaroi se do të vazhdojë të zhvillojë më tej sistemin operativ të saj, përditësimi i ardhshëm it ë cilit do të mbërrijë në muajin mars.

Përsa i përket detajave të tjera të smartfonit Priv, BlackBerry nuk ka dashur të tregojë shumë. Pritshmëritë janë të tilla: smartfoni pritet të ketë një tastjerë rrëshkitëse, ekran 5.4 inç me rezolucion 2560 X 1440 piksel, proçesor Snapdragon 808 1.8GHz, 3GB RAM dhe dy kamera 18 dhe 5 megapiksel. Shpresojmë që siguria të jetë elementi më i fortë i këtij smartfoni. Përsa i përket specifikave të tjera duhet të presim në muajt në vijim. (PC World Albanian)

BlackBerry konfirmon: Smartfoni me sistemin operativ Android do të quhet Priv
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)