BlackBerry jep dorëheqjen nga bota e harduerit, telefonët BlackBerry do të jetojnë

Publikuar më: 28-09-2016

blackberry-classic-100536549-largeBlackBerry po largohet përgjithnjë nga biznesi i harduerit, e kjo ngjarje nuk shënon fundin e telefonëve BlackBerry.

Pas një raporti të ditës së sotme ku thuhej se BlackBerry së shpejti do të sillte një tjetër telefon Android në treg duke përmbushur axhendën e kompanisë për këtë vit, shenja jo të mira vinë nga të dhënat më të fundit financiare të kompanisë.

Kompania zyrtarisht tha se do ti japë fund çdo zhvillimi hardueri për tu fokusuar në softuer ndërsa do të jenë palët e treta ato që do të përmbushin nevojat e BlackBerry në botën e harduerit.

“Po fokusohemi në zhvillimin e softuerit, sigurisë dhe aplikacioneve. Kompania planifikon të mbyllë të gjitha zhvillimet e harduerit dhe tja atribojë këtë funksion palëve të treta,” tha John Chen, shefi ekzekutiv i BlackBerry.

Kjo lëvizje pritej prej kohësh nga BlackBerry, diçka që e kishte lënë të kuptohej edhe vetë Chen nëse biznesi nuk rezultonte fitimprurës për kompaninë. (PCWorld Albanian)

BlackBerry jep dorëheqjen nga bota e harduerit, telefonët BlackBerry do të jetojnë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)