BlackBerry implementoi video thirrjet në BBM për Android dhe iOS

Publikuar më: 05-05-2016

bbm-100659306-largeNdërsa Facebook dhe Microsoft po ndjekin endrrën e së ardhmes së platformave të komunikimit, BlackBerry dëshiron të bëhet pjesë e festës. Edhe pse kompania kanadeze akoma nuk është gati ti bashkohet revolucionit të robotëve të komunikimit, BlackBerry zgjodhi të prezantonte thirrjet me video në të gjitha platformat.

Përdoruesit e BlackBerry Messenger në Android dhe iOS do të përfitojnë nga e ashtuquajtura BBM Video, aktualisht në fazën beta. Për momentin ky shërbim ofrohet vetëm në SHBA dhe Kanada në Android KiKat 4.4 ose më shumë dhe iOS 8 ose më shumë. Përdoruesit nga vende të tjera të botës do të përfitojnë këtë risi vetëm në muajin Korrik.

bbm-video-beta-100659305-medium

Kryerja e video thirrjeve është shumë e lehtë. Mjafton të klikoni butonin e thirrjes me video ku është e domosdoshme që edhe përdoruesi tjetër të ketë këtë funksionalitet të aktivizuar. Në 2014-tën BlackBerry shtoi video thirrjet në BBM për Android dhe iOS.

Rëndësia: Me shitjet në rënie të vazhdueshme, shpresa e vetë e kompanisë ngelet ndjekja e hapave të Microsoft. Rast konkret është ofrimi i BBM në platformat rivale. Megjithatë prodhuesi kanadez çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një prodhues paisjesh Android. 2016-ta nuk ka rezervuar asnjë paisje me BlackBerry 10, përkundër vetë shefi ekzekutiv John Chen ka paralajmëruar dy telefonë Android të rangut të mesëm përgjatë 2016-tës. (PCWorld Albanian)

BlackBerry implementoi video thirrjet në BBM për Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)