BlackBerry Hub mbërrin në Google Play Store për të gjithë përdoruesit Android

Publikuar më: 04-08-2016

priv_0205-100626155-largeBlackBerry po investon fuqishëm në Android. Pothuajse një dekadë më parë kompania dominuese e telefonëve inteligjentë njoftoi disponueshmërinë e BlackBerry Hub në telefonët Android.

Ky shërbim ishte eskluziv vetëm për BlackBerry Priv dhe telefonin më të fundit të kompanisë BlackBerry DTEK50. Do të grumbulloj të gjitha njoftimet në një panel qëndror për qasje më të thjeshtë në e-mail-et, njoftimet kalendarike, rrjetet social dhe aplikacionet produktive.

blackberry-hug-android-100675200-largePër ta provuar duhet të shkarkoni BlackBerry Hub nga Play Store. Në postimin në blog prodhuesi kanadez i referohet me emërtimin BlackBerry Hub+ por që në dyqanin e aplikacioneve shfaqet pa simbolin “+”.

Pasi ta keni instaluar duhet të aprovoni disa leje për Hub, shërbim i cili do të qaset në njoftimet e llogarive të ndryshme në telefonin tuaj. Sapo të keni përfunduar do të keni qasje në të gjitha njoftimet nga një vend i vetëm.

blackberry-hub-100675208-largeAplikacioni fillimisht është falas për 30 ditët e para ndërsa mëpas do tu kushtojë 0.99 dollar në muaj. Premtimi i BlackBerry për një qendër të centralizuar të gjithë informacioneve më të rëndësishme është për tu pasur konsideratë por ngelet për tu parë gatishmëria e konsumatorëve për të paguar 12 dollar në vit për të. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Hub mbërrin në Google Play Store për të gjithë përdoruesit Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)