BlackBerry heq tarifën 0.99 Euro të BBM duke ofruar të gjitha funksionalitetet falas

Publikuar më: 04-04-2016

id-2967012-8448176118_9e3212e1f1_o-100605260-largeBlackBerry po heq tarifimin për funksionalitetet e tërheqjes së mesazheve dhe dërgimit të mesazheve me afat kohor në platformën e saj komunikimit BBM.

Ndërsa pjesa e tregut të telefonëve BlackBerry ka rënë ndjeshëm, kompania kanadeze u detyrua të ndërtonte një aplikacion edhe për iOS e Android në mënyrë që të arrijë më shumë përdorues. Atëherë disa veçori ishin me pagesë me qëllimi të kompania të gjeneronte të ardhura.

Duke qenë se funksionalitetet e lartpërmendura ofron nga rrjete sociale të cilat i kanë në themel të filizofisë së tyre si Snapchat, BlackBerry në një farë mënyre u detyrua përsëri ti ndërmerrte një hap jo aq edhe të leverdisshëm.

IMG_20160406_004417

Që nga dita e sotme, tarifat prej 0.99 eurosh në muaj për funksionalitetet në fjalë do të hiqet përgjithnjë. Tani e tutje që të gjithë do të kenë mundësi të tërheqin një mesazh të dërguar madje të caktojnë një afat kohor pas të cilit mesazhi do të fshihet në aparatin celular të marrësit.

Përveç ndryshimeve të kostove brenda shërbimit, versioni i ri i BBM përmban edhe ndryshime të tjera si funksionin për të ruajtur fotot e realizuar nga brenda aplikacionit në telefon. Shtesat e tjera ndryshojnë në varësi të platformave. Versioni Android përmban një funksion të heshtjes së njoftimeve të grupeve dhe mbështetje për Marshmallow 6.0.

Në iOS tani është i mundur regjitrimi dhe shpërndarja e videoeve në madhësi më të larta. (PCWorld Albanian)

BlackBerry heq tarifën 0.99 Euro të BBM duke ofruar të gjitha funksionalitetet falas
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)