BlackBerry Hamburg do të jetë një klon i Alcatel Idol 4

Publikuar më: 22-07-2016

blackberryNjëri prej telefonëve BlackBerry me Android i cili pritet të debutojë javët në vijim sapo është çertifikuar nga autoritetet tregtare amerikane. Bëhet fjalë për telefonin me emrin e koduar Hamburg detajet e të cilit u zbuluan gjatë muajit Maj nga databaza e GFXBench.

Hamburg do të fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 615 shoqëruar nga 3GB RAM. Do të ketë një ekran 5.2 inç dhe Android Marshmallow 6.0. Por informacionet e ditës së sotme hedhin më shumë dritë mbi dizajnin e telefonit i cili thuhet të ngjasojë së shumti me Alcatel Idol 4 sepse do të jetë kjo kompani që do e ndërtojë për BlackBerry. gsmarena_003

Komisioni Tregtar Amerikan ka konfirmuar se telefoni do të prodhohet nga TCL një kompania kineze e cila prodhon telefonë për Alcatel. BlackBerry Hamburg do të jetë fryti i parë i këtij bashkëpunim, një klon i Alcatel Idol por me markën e BlackBerry. (PCWorld Albanian)

BlackBerry Hamburg do të jetë një klon i Alcatel Idol 4
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)