BlackBerry DTEK60 shfaqet online me kosto 499 dollar

Publikuar më: 12-10-2016

blackberry_dtek60_bhBlackBerry njoftoi pak ditë më parë se nuk do të zhvillojë më harduer por që kjo nuk do ta pengonte kompaninë të vijonte bashkëpunimin me prodhuesit përmes licensimit të markës.

Pas BlackBerry Priv kompania kanadeze kishte premtuar në 2016-tën dy telefonë Android, njëri prej të cilëve tashmë ka debutuar dhe quhet DTEK50. Ishte një Alcatel Idol 4 por me markën dhe “Android-in” e BlackBerry.

Tashmë një tjetër telefon u listua ditën e sotme në B&H Photo për pak minuta dhe përpara se të hiqej Android Police kishte arritur të kapte një imazh. Uebfaqja liston një çmim prej 499 dollarësh dhe ka një harduer identik me Alcatel Idol 4S.

Telefoni ka ekran 5.5 inç QuadHD AMOLED, procesor Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe bateri 3,000 mAh. Çifti i kamera ka sensorë 21/8 Megapikse e pasme dhe frontale respektivisht.

Po në pjesën e pasme do të gjendet një skaner i shenjave të gishtërinjve. Faqja ku përdoruesit mund të porosisnin telefoni tashmë është hequr. (PCWorld Albanian)

BlackBerry DTEK60 shfaqet online me kosto 499 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)