BlackBerry: BlackBerry Priv është fillimi i një tranzicioni drejt Android

Publikuar më: 02-02-2016

bb10launch_keynote_d3s_1074Edhe pse nuk ka pasur një qëndrim zyrtar në lidhje me të ardhmen e biznesit të telefonëve BlackBerry, gjatë një interviste për Economic Times, një ekzekutiv i kompanisë doli haptas duke thënë se ishin pranë fundit të platformës BlackBerry 10.

Por suprizat nuk përfundojnë këtu sepse ai tha që dy telefonë Android po vinë në 2016-tën po aq cilësor sa edhe vetë telefoni Priv.

Damian Tay, ekzekutiv i divizionit të menaxhimit të produkteve u shpreh me këto fjalë: “Telefoni Priv realisht është hapi i parë drejt ekosistemit Android. Ndërsa konsolidojmë Android-in, pas pak kohësh BlackBerry nuk do të ofrojë më dy platforma por vetëm një. E ardhmja është Android.”

Ky qëndrim është i pari që publikisht pranon braktisjen e BlackBerry 10 në një të ardhme të afërt. Edhe vetë shefi ekzekutiv i kompanisë, John Chen, në një farë mënyre e kishte pranuar kapitullimin e platformës. Ndërsa një tranzicion më i thellë për në Android po vjen në 2017-tën, Chen me zgjuarsi është përpjekur të ruajë balancat mes sistemit operativ më popullor në planet dhe adhuruesve të BlackBerry 10. (PCWorld Albanian)

BlackBerry: BlackBerry Priv është fillimi i një tranzicioni drejt Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)