BlackBerry 10 nuk ka vdekur u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë John Chen

Publikuar më: 14-01-2016

3471_passport_desk_f2-croppedPas konfirmimit se BlackBerry nuk ka ndërmend të nxjerrë në shitje telefonë të rinj me platformën BlackBerry 10, John Chen në një postim në blog përjashtoi spekulimet për braktisjen e këtij të fundit.

“Ndërsa ne po përqendrojmë forca tona drejt mundësive të reja a do të thotë kjo se BlackBerry 10 ka vdekur? Absolutisht Jo!” shkruante shefi ekzekutiv.

Në 2016-tën ai premtoi për konsumatorët individuale dhe ato të biznesit përditësime të reja të sigurisë dhe privatësisë në modelet Passport dhe Classic. Versioni i ardhshëm i sistemit operativ do të jetë 10.3.3 dhe dedikuar agjensive qeveritare dhe sigurisë së BlackBerry 10. Ai tha se po planifikojnë edhe një përditësim të dytë, 10.3.4 nga fundi i vitit me më shumë përmirësime të sigurisë.

Në 2016-tën Chen premtoi një telefon të dytë Android ndërsa me fjalët investim në BlackBerry 10 ngelet për tu parë nëse do të jetë vetëm në kuadër të softuerit. (PCWorld Albanian)

BlackBerry 10 nuk ka vdekur u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë John Chen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)