Biznesi i shërbimeve cloud nxit një raport financiar pozitiv për Microsoft

Publikuar më: 20-07-2016

A Microsoft logo is seen a day after Microsoft Corp's $26.2 billion purchase of LinkedIn Corp, in Los Angeles, California, U.S. June 14, 2016. REUTERS/Lucy Nicholson

REUTERS/Lucy Nicholson

Rritja e bujshme e biznesit të informatikës cloud ka ndihmuar Microsoft në rrëzimin e parashikimeve të Wall Street e cila rezultoi me rritjen e vlerës së aksioneve me 4%.

Biznesi në fjalë i cili është në rritje të vazhdueshme përfaqëson një prej prioriteteve kyçe të shefit ekzekutiv në detyre Satya Nadella i cili mori drejtimin e kompanisë në 2014-tën.

Fokusi i zhvendosur tashmë në drejtim të shërbimeve cloud dëshmoi rënien e pashmangshme të Windows-it dhe kompjuterave personalë. Platforma cloud Azure është biznesi më premtues i kompanisë i cili u rrit me 7 % në raportin më të fundit të publikuar nga Microsoft ditën e sotme.

Në terësi kompania njoftoi 22.6 miliard dollar të ardhura për tremujorin i cili u mbyll më 30 Qershor, një rritje me 2% krahasuar me një vit më parë. Pritshmëritë e Wall Street ranë pas parashikimeve për 22.1 miliard dollar të ardhura.

Fitimi ishte në shifrat e 3.1 miliard dollarëve ose 39 cent për aksion krahasuar me 3.2 miliard që ishte një vit më parë. Por nuk duhet të harrojmë se në 2015-tën Microsoft fshiu divizionin 7.5 miliard dollarësh të paisjeve mobile blerë nga Nokia në 2014-tën.

Nadella, i cili njoftoi blerjen më të madhe të kompanisë në histori pas marrëveshjes 26.2 miliard dollarëshe të Linkedin, e ka lidhur ngushtë të ardhmen e Microsoft me shërbimet mobile dhe ato cloud. Gjer tani ky plan është pritur mirë nga investitorët. Aksionet e Microsoft janë rritur me 64% që pas largimit të Steve Ballmer. (PCWorld Albanian)

Biznesi i shërbimeve cloud nxit një raport financiar pozitiv për Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)