Biznesi i hartave të Nokia, Here Maps, mund të përfundojë në duart e Uber

Publikuar më: 08-05-2015

An illustration picture shows the logo of car-sharing service app Uber on a smartphone next to the picture of an official German taxi sign

Uber, aplikacioni i njohur i taksive, i është bashkuar betejës për të blerë shërbimin e hartave të Nokia, Here Maps. Kompania pas aplikacionit në fjalë ka ofruar 3 miliard dollar sipas burimeve të New York Times.

Biznesi i hartave Here është një nga tre njësitë operacionale të biznesit që i kanë ngelur Nokia pasi shiti divizionin e paisjeve mobile tek Microsoft në Prill të 2014-tës për 7.2 miliard dollar. Muajin e shkuar, Nokia tha se do të shesë edhe shërbimin Here.

Ky raport i New York Times vjen pas raporteve të tjera të hershme të Wall Street Journal ku sugjerohej se prodhuesit e automobilave si Audi, BMW, dhe Mercedes Benz kishin formuar një konsorcium për të blerë biznesin e hartave të Nokia me ndihmën e motorit kinez të kërkimit Baidu.

New York Times tha se fakti që po zhvillohen bisedime nuk do të thotë se është nënshkruar një marrëveshje përfundimtare për blerjen e Here Maps. (PCWorld Albanian)

Biznesi i hartave të Nokia, Here Maps, mund të përfundojë në duart e Uber
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)