FEV sjell shërbimin e ri M-Payment në Kosovë

image

Gjatë javës së kaluar portali Telegrafi.com ka shpalosur detajet zyrtare mbi bashkëpunimin e arritur me Fast Europe Ventures, që si rezultat ka alternativa të reja të pagesës.

Në kuptim më të thjeshtë ky shërbim i ri mundëson që celulari juaj të shndërrohet në një “kartelë kreditore”, duke iu mundësuar kështu pagesë të gjërave të ndryshme përmes kreditit që keni në celularin tuaj.

Në momentin e paraqitjes së këtij bashkëpunimi, Telegrafi ka iniciuar shërbimin “Shpallje” ku në mënyrën më të shpejtë dhe më të thjeshtë një konsumatorë mund të paraqesë shpalljen e tij. Gjithmonë duke pasur parasysh se procesi është mjaft i thjeshtë, i lirë dhe i shpejtë.

Për momentin të gjithë përdoruesit e celularëve kanë mundësi të përdorin këtë shërbim, përveç konsumatorëve të operatorit Vala Mobile, të cilët shumë shpejt do të kenë mundësi të jenë pjesë e ekosistemit të industrisë se telekomunikimit.

Vala megjithëse figuron si partnerë në www.fasteurope.com ende nuk ka arritur finalizimin e marrëveshjes. Këtë gjë e kanë arritur operatorët tjerë si IPKO, Vodafone, Eagle Mobile, etj.
Sipas z. Kushtrim Xhakli, ish drejtor i Ipko Institute dhe tani kryeshef ekzekutiv (CEO) i kompanisë Fast Europe Ventures (FEV), bashkëpunimi me operatorët lokalë për këtë shërbim ka filluar në fillim të këtij viti dhe veçse pritet përfundimi i marrëveshjeve me disa operatorët tjerë, më konkretisht me operatorin Vala.

Çmimi për një shpallje kushton 1 euro në Kosovë, 156 LEK ne Shqipëri dhe 59 MKD në Maqedoni (të gjitha çmimet janë të llogaritura me TVSH). Krahas kësaj ekzistojnë edhe shërbime tjera që do të shpalosen gjatë të ardhmes me çmime më të lira prej 0.50 cent dhe 0.15 cent.

Në fillim të këtij viti kompania Fast Europe Ventures ka punuar me shpejtësi me operatorët lokalë dhe partnerë (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) për të sjellë në treg modelin m-payment (m-commerce) ne rajonin tonë, duke paraqitur kështu para konsumatorëve një treg mbarëkombëtar.

"Duke u bazuar ne faktet se në Evropë mesatarja e një personi që shpenzon për vit në pagesat me celular sillet rreth 30-50 euro, në rajonin tonë me një mesatare prej 10 euro shpenzim për person gjatë një viti, pritet një qarkullim nga sistemet e pagesave në internet prej 15-20 milion euro për vit në 10 vitet e ardhshme", theksoi kreyshefi ekzekutiv i kompanisë Fast Europe Ventures, Kushtrim Xhakli.

Fast Europe Ventures mbulon rreth 2.8 milion konsumatorë të telefonisë mobile në rajonin tonë.

Shërbimi m-payment do të jetë i gatshëm për të gjithë ata që krijojnë dhe që dëshirojnë të bëjnë pagesa përmes telefonit.

Për më shumë vizitoni www.fasteurope.com

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Biznes
Lart
image
Google hetohet nga Teksasi
Me dyshimin se Google po bën manipulim të rezultateve të kërkimit, Teksasi ka filluar një hetim kundër tyre ...
image
IPKO ofron më shumë internet për biznese, çmimi mbetet i njëjtë
IPKO e ka shumëfishuar kapacitetin e internetit në mobil për të gjithë konsumatorët e saj të biznesit. Pakoja e dikurshme me 250 megabajt tani ofrohet ...
image
Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore përfitojnë nga trajnimet online
Duke pasur parasysh zhvillimin e shpejte të teknologjisë, Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB) e Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni, përveç trajnimeve klasike nëpër ...
image
Dorëzohet Dell, Hp blerës i 3Par
Dell gjatë ditës së enjte është tërhequr nga ankandi për 3Par, duke ofruar kompaninë dhe teknologjinë e saj premtues me bazë në Cloud tek rivali ...
image
HP fiton çmimin e radhës për performancë të shkëlqyer
HP ka përfituar certifikimin Ekselencë në Shërbime Operative nga TSIA (Technology Services Industry Association), si rrjedhojë e ofrimit të përkrahjes teknike superiore dhe shërbimeve në ...
image
Microsoft dhe Yahoo vazhdojnë avancimin e marrëveshjes së tyre
Duke filluar prej ditës së martë reklamuesit në Yahoo do të mund të fillojnë me migrimin e fushatave të tyre në Microsoft AdCenter, megjithëse ...
image
Google blen zhvilluesin e lojërave sociale SocialDeck
Google kohëve të fundit ka bërë mjaft shumë blerje, kryesisht në arenën e rrjeteve sociale dhe të lojërave, dhe blerja e saj më e fundit ...
image
ONE, shënon rritje në gjysmën e parë të vitit 2010
Operatori i telekomunikimit në Maqedoni ka bërë të ditur se ka shënuar rritje në të gjitha segmentet e punës për gjysmëvjetorin e parë të vitit ...
image
Pretendimet serbe për PTK-në
Autoritetet kosovare e vlerësojnë përpjekje të destinuar të dështojë, veprimin e Telekomit serb, i cili u bën thirrje blerësve potencialë që të mos i blejnë ...
image
PTK shënon rritje
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK), ka shënuar për mbi katër milionë euro apo 6 për qind më shumë të hyra në gjatë mujorin e ...
image
HP sfidon ofertën e Dell për 3PAR
Lufta e ofertave për blerjen e specialistit të magazinimit është futur në raundin e radhës me ofsetin e fundit nga HP. ...
image
Dell rritë ofertën për blerjen e 3PAR
Dell ka rritur ofertën e saj për të blerë kompaninë e magazinimit 3PAR në 1.6 miliard dollarë, duke ofruar një çmim paksa më të lartë ...
image
Facebook tani ka “vlerë prej 33 miliard dollarë”
Facebook tani ka një vlerë prej 33.7 miliardë dollarë, pasi që investitorët kanë paguar deri në 76 dollarë për një aksion në këtë kompani, para ...
image
Sportet elektronike shqiptare tani e tutje do të kenë një pikë të përbashkët
Kompania IT & Business Media Group (ITBM Group) pritet të lançoj gjatë ditëve në vijim projektin e saj të radhës që do të jetë në ...
image
Microsoft më në fund fillon fuqizimin e motorit kërkues të Yahoo
Teknologjia e Microsoft tani është duke përpunuar të gjitha kërkesat e kërkimeve në ueb faqen e Yahoo-së në SHBA dhe Kanada, duke kompletuar kështu kalimin ...
PoshtË
Etiketat
Ska etiketa për këtë artikull
Vlereso këtë artikull
5.00