Domenet .XXX rikthehen sërish në diskutim

image

Perspektiva e një domeni .xxx do të rikthehet sërish në diskutim me 12 mars, moment kur ICANN do të rikonsiderojë shenjën universale për përmbajtje për të rritur.

Pasi dy herë radhazi u vra pa asnjë lëvizje syri para Korporatës së Internetit për Emra dhe Numra të Caktuar (ICANN), domeni .xxx është ngjallur edhe një herë nga varri. Pasi që bëhet fjalë për herën e tret, mund të themi “e treta e vërteta”.

Sipas BBC, domeni .xxx do të vendoset sërish në tavolinën e diskutimeve kur ICANN mblidhe në Nairobi të Kenya-së, me 12 mars.

Megjithëse fillimisht në vitin 2005, ICANN pranoi planet për domenin .xxx për të vendosur përmbajtjen për të rritur prapa një perdeje virtuale, protestat nga grupet konservative kanë shtyrë grupin që përfundimisht të hedhë poshtë sugjerimin në vitin 2007.

Për shkak se faqet e të rriturve do të ishin në gjendje të ruanin domenët e tyre ekzistues në baz të planit, kritikët argumentuan se po hapet një rrugë e lehtë për fëmijë që t’iu qasen përmbajtjeve të papërshtatshme për ta, pa bllokuar qasjen në ndonjë prej mënyrave të vjetra.

Në anën tjetër përkrahësit e kësaj ideje këmbëngulin se mbaresa universale, realisht do ta bënte më të lehtë filtrimin e përmbajtjeve të të rriturve për fëmijët.

Një panel i gjyqtarëve të pensionuar pranë Qendrës Ndërkombëtare për Konteste vendosi që anulimi i vitit 2007 të rishqyrtohet, sepse nuk ishte i bazuar në një “politikë neutrale, të arsyeshme dhe të drejtë”.

Takimi i 12 marsit do të përcaktojë vetëm nëse ICANN duhet të konsiderojë formalisht domenin .xxx, e jo futjen e një vendimi në fuqi për të lëvizur para me të ose pa të.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Biznes
Lart
image
Oracle i ofron Hurdit pagë të majme dhe një bonus prej 10 milion dollarë
Oracle i ka ofruar bashkë-presidentit të saj të ri Mark Hurd, një pagë prej 950.000 dollarë dhe një bonus prej 10 milion dollarë për vitin ...
image
HP padit ish drejtorin e përgjithshëm Mark Hurd
Pasi që dje Oracle njoftoi se ish drejtori i përgjithshëm i HP-së Mark Hurd i’u bashkëngjit Oracle si Co-President, HP njoftoi se Mark Hurd do ...
image
Vlera e PTK-së nuk shkon mbi 600 milion euro
Vlera e Postë-Telekomit të Kosovës sillet nga 300 milionë deri në 600 milionë euro. Kjo është përgjigjja e ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ...
image
Google hetohet nga Teksasi
Me dyshimin se Google po bën manipulim të rezultateve të kërkimit, Teksasi ka filluar një hetim kundër tyre ...
image
IPKO ofron më shumë internet për biznese, çmimi mbetet i njëjtë
IPKO e ka shumëfishuar kapacitetin e internetit në mobil për të gjithë konsumatorët e saj të biznesit. Pakoja e dikurshme me 250 megabajt tani ofrohet ...
image
Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore përfitojnë nga trajnimet online
Duke pasur parasysh zhvillimin e shpejte të teknologjisë, Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB) e Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni, përveç trajnimeve klasike nëpër ...
image
Dorëzohet Dell, Hp blerës i 3Par
Dell gjatë ditës së enjte është tërhequr nga ankandi për 3Par, duke ofruar kompaninë dhe teknologjinë e saj premtues me bazë në Cloud tek rivali ...
image
HP fiton çmimin e radhës për performancë të shkëlqyer
HP ka përfituar certifikimin Ekselencë në Shërbime Operative nga TSIA (Technology Services Industry Association), si rrjedhojë e ofrimit të përkrahjes teknike superiore dhe shërbimeve në ...
image
Microsoft dhe Yahoo vazhdojnë avancimin e marrëveshjes së tyre
Duke filluar prej ditës së martë reklamuesit në Yahoo do të mund të fillojnë me migrimin e fushatave të tyre në Microsoft AdCenter, megjithëse ...
image
Google blen zhvilluesin e lojërave sociale SocialDeck
Google kohëve të fundit ka bërë mjaft shumë blerje, kryesisht në arenën e rrjeteve sociale dhe të lojërave, dhe blerja e saj më e fundit ...
image
ONE, shënon rritje në gjysmën e parë të vitit 2010
Operatori i telekomunikimit në Maqedoni ka bërë të ditur se ka shënuar rritje në të gjitha segmentet e punës për gjysmëvjetorin e parë të vitit ...
image
Pretendimet serbe për PTK-në
Autoritetet kosovare e vlerësojnë përpjekje të destinuar të dështojë, veprimin e Telekomit serb, i cili u bën thirrje blerësve potencialë që të mos i blejnë ...
image
PTK shënon rritje
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK), ka shënuar për mbi katër milionë euro apo 6 për qind më shumë të hyra në gjatë mujorin e ...
image
HP sfidon ofertën e Dell për 3PAR
Lufta e ofertave për blerjen e specialistit të magazinimit është futur në raundin e radhës me ofsetin e fundit nga HP. ...
image
Dell rritë ofertën për blerjen e 3PAR
Dell ka rritur ofertën e saj për të blerë kompaninë e magazinimit 3PAR në 1.6 miliard dollarë, duke ofruar një çmim paksa më të lartë ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
3.50