Yahoo lidhet me Twitter

image

Yahoo ka arritur një marrëveshje me Twitter për të pranuar furnizim në kohë reale për secilin tweet publik, e gjithashtu ka planifikuar që të integrojë përmbajtjen e Twitter përgjatë rrjetit global të faqeve të saja

Yahoo dhe Twitter kanë paraqitur një marrëveshje të re globale që si rezultat ka lidhjen e Yahoo-së në shtëpinë e nxehtë të Twitter – duke ofruar kështu furnizim në kohë reale për secilin tweet publik të krijuar nga përdoruesit e Twitter anembanë botës, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë e 365 ditë në vit.

Yahoo ka plane për të integruar gjithashtu përmbajtjen dhe “eksperiencën sociale” të Twitter në kohë reale përgjatë pronave të saja nëpër ueb, duke ekspozuar në këtë mënyrë Twitter dhe tweets të saja, para më shumë se 600 milion njerëzve anembanë botës që bëjnë faqet dhe shërbimet e Yahoo-së, pjesë të jetës së tyre online.

“Më lejoni të tentojë që të kap madhështinë e këtij integrimi në 140 apo më pak karaktere: Ne jemi duke bërë një kthim kyç në universin social online. Dhe përmes Yahoo ju do të kuptoni eksperiencat më relevante” tha në një deklaratë Zëvendës Presidenti i lartë i grupit për produkte të konsumatorëve pranë Yahoo, Bryan Lamkin. “Ne gjithashtu po thjeshtojmë jetën e njerëzve duke sjellë ambientet e tyre sociale – dhe botën – më afër për qasje më të shpejtë”

Integrimi mes Yahoo e Twitter nënkupton se përdoruesit e Twitter do të jenë në gjendje të lidhen me furnizimet e tyre personale në Twitter përmes faqeve të shumta online të Yahoo-së (kjo nuk do të përfshijë vetëm faqen kryesore të Yahoo-së dhe Yahoo Mail, por edhe shërbimet si Yahoo Sports dhe ndoshta edhe Yahoo News).

Në fund faqet e interesit të përgjithshëm si Yahoo Search, Yahoo News dhe faqet e argëtimit, financave dhe sporteve do të prezantojnë përditësime publike në kohë reale të Twitter, në një mori temash të ndryshme.

Marrëveshja siç duket ka për qëllim që të vendos përmbajtjen dhe shërbimet e Yahoo-së më shumë në qendër të jetëve të përdoruesve të uebit social. Yahoo gjithashtu do të jetë në gjendje të shikoj më afër jetën online të njerëzve që kyçen edhe në Yahoo edhe në Twitter ... e këto lloj informatash paraqesin një minierë ari për reklamues.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Biznes
Lart
image
Oracle i ofron Hurdit pagë të majme dhe një bonus prej 10 milion dollarë
Oracle i ka ofruar bashkë-presidentit të saj të ri Mark Hurd, një pagë prej 950.000 dollarë dhe një bonus prej 10 milion dollarë për vitin ...
image
HP padit ish drejtorin e përgjithshëm Mark Hurd
Pasi që dje Oracle njoftoi se ish drejtori i përgjithshëm i HP-së Mark Hurd i’u bashkëngjit Oracle si Co-President, HP njoftoi se Mark Hurd do ...
image
Vlera e PTK-së nuk shkon mbi 600 milion euro
Vlera e Postë-Telekomit të Kosovës sillet nga 300 milionë deri në 600 milionë euro. Kjo është përgjigjja e ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ...
image
Google hetohet nga Teksasi
Me dyshimin se Google po bën manipulim të rezultateve të kërkimit, Teksasi ka filluar një hetim kundër tyre ...
image
IPKO ofron më shumë internet për biznese, çmimi mbetet i njëjtë
IPKO e ka shumëfishuar kapacitetin e internetit në mobil për të gjithë konsumatorët e saj të biznesit. Pakoja e dikurshme me 250 megabajt tani ofrohet ...
image
Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore përfitojnë nga trajnimet online
Duke pasur parasysh zhvillimin e shpejte të teknologjisë, Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB) e Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni, përveç trajnimeve klasike nëpër ...
image
Dorëzohet Dell, Hp blerës i 3Par
Dell gjatë ditës së enjte është tërhequr nga ankandi për 3Par, duke ofruar kompaninë dhe teknologjinë e saj premtues me bazë në Cloud tek rivali ...
image
HP fiton çmimin e radhës për performancë të shkëlqyer
HP ka përfituar certifikimin Ekselencë në Shërbime Operative nga TSIA (Technology Services Industry Association), si rrjedhojë e ofrimit të përkrahjes teknike superiore dhe shërbimeve në ...
image
Microsoft dhe Yahoo vazhdojnë avancimin e marrëveshjes së tyre
Duke filluar prej ditës së martë reklamuesit në Yahoo do të mund të fillojnë me migrimin e fushatave të tyre në Microsoft AdCenter, megjithëse ...
image
Google blen zhvilluesin e lojërave sociale SocialDeck
Google kohëve të fundit ka bërë mjaft shumë blerje, kryesisht në arenën e rrjeteve sociale dhe të lojërave, dhe blerja e saj më e fundit ...
image
ONE, shënon rritje në gjysmën e parë të vitit 2010
Operatori i telekomunikimit në Maqedoni ka bërë të ditur se ka shënuar rritje në të gjitha segmentet e punës për gjysmëvjetorin e parë të vitit ...
image
Pretendimet serbe për PTK-në
Autoritetet kosovare e vlerësojnë përpjekje të destinuar të dështojë, veprimin e Telekomit serb, i cili u bën thirrje blerësve potencialë që të mos i blejnë ...
image
PTK shënon rritje
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK), ka shënuar për mbi katër milionë euro apo 6 për qind më shumë të hyra në gjatë mujorin e ...
image
HP sfidon ofertën e Dell për 3PAR
Lufta e ofertave për blerjen e specialistit të magazinimit është futur në raundin e radhës me ofsetin e fundit nga HP. ...
image
Dell rritë ofertën për blerjen e 3PAR
Dell ka rritur ofertën e saj për të blerë kompaninë e magazinimit 3PAR në 1.6 miliard dollarë, duke ofruar një çmim paksa më të lartë ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
0