IPKO dhuron të hyrat nga SMS-ët në ditën e pavarësisë për të porsalindurit

image

Të gjitha të hyrat e telefonisë mobile IPKO të cilat do të grumbullohen në Ditën e Pavarësisë nga konsumatorët të cilët komunikojnë me SMS, do të jepen për Fondacionin për Nëna dhe Foshnja të Shëndetshme.

Në ditën më të rëndësishme për të gjithë qytetarët tanë -  përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kompania IPKO ka vendosur të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë për popullin e Kosovës, dhe të mbrojë të ardhmen e tij – përkatësisht fëmijët e këtij vendi.

Duke përkrahur Fondacionin për Nëna dhe Foshnja të Shëndetshme, IPKO do ta bëjë këtë duke dhuruar të gjitha të hyrat e saj të cilat do të grumbullohen nga dërgimi i SMS-ve më 17 shkurt, për blerjen e sistemit të ri të oksigjenit në Njësinë Intensive të Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në Njësinë Intensive të Neonatologjisë në QKUK, lindin mesatarisht 10.500 foshnje, ose përafërsisht një e treta e totalit kombëtar gjatë vitit, dhe 1.800 nga këto foshnje lindin para kohe. Shumë nga foshnjat e lindura para kohe kanë probleme serioze shëndetësore dhe nuk mbijetojnë.

Për shkak se foshnjat e lindura para kohe kanë mushkëri të pazhvilluara që janë të ndjeshme ndaj infeksionit (pneumonisë), shumë prej tyre nuk mund të marrin frymë mirë dhe një numër i madh i tyre vdesin nga mungesa e oksigjenit.

Mirëpo, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO të cilët dërgojnë SMS tek të afërmit dhe miqtë e tyre më 17 shkurt, me mesazhet e tyre do të kontribuojnë në zvogëlimin e shkallës së vdekshmërisë  tek foshnjat e porsalindura kosovare.

Kompania IPKO do t’i jap të gjitha të hyrat nga komunikimi me SMS për të ndërtuar sistemin e ri të oksigjenit, i cili i do të instalohet nga lideri botëror i teknologjisë mjekësore, kompania Dräger Medical nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tarifat për dërgimin e SMS’ve gjatë Ditës së Pavarësisë janë me çmim standard, sikur edhe ditëve të tjera të vitit.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Biznes
Lart
image
Google hetohet nga Teksasi
Me dyshimin se Google po bën manipulim të rezultateve të kërkimit, Teksasi ka filluar një hetim kundër tyre ...
image
IPKO ofron më shumë internet për biznese, çmimi mbetet i njëjtë
IPKO e ka shumëfishuar kapacitetin e internetit në mobil për të gjithë konsumatorët e saj të biznesit. Pakoja e dikurshme me 250 megabajt tani ofrohet ...
image
Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore përfitojnë nga trajnimet online
Duke pasur parasysh zhvillimin e shpejte të teknologjisë, Qendra për Zhvillimin e Biznesit (QZHB) e Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni, përveç trajnimeve klasike nëpër ...
image
Dorëzohet Dell, Hp blerës i 3Par
Dell gjatë ditës së enjte është tërhequr nga ankandi për 3Par, duke ofruar kompaninë dhe teknologjinë e saj premtues me bazë në Cloud tek rivali ...
image
HP fiton çmimin e radhës për performancë të shkëlqyer
HP ka përfituar certifikimin Ekselencë në Shërbime Operative nga TSIA (Technology Services Industry Association), si rrjedhojë e ofrimit të përkrahjes teknike superiore dhe shërbimeve në ...
image
Microsoft dhe Yahoo vazhdojnë avancimin e marrëveshjes së tyre
Duke filluar prej ditës së martë reklamuesit në Yahoo do të mund të fillojnë me migrimin e fushatave të tyre në Microsoft AdCenter, megjithëse ...
image
Google blen zhvilluesin e lojërave sociale SocialDeck
Google kohëve të fundit ka bërë mjaft shumë blerje, kryesisht në arenën e rrjeteve sociale dhe të lojërave, dhe blerja e saj më e fundit ...
image
ONE, shënon rritje në gjysmën e parë të vitit 2010
Operatori i telekomunikimit në Maqedoni ka bërë të ditur se ka shënuar rritje në të gjitha segmentet e punës për gjysmëvjetorin e parë të vitit ...
image
Pretendimet serbe për PTK-në
Autoritetet kosovare e vlerësojnë përpjekje të destinuar të dështojë, veprimin e Telekomit serb, i cili u bën thirrje blerësve potencialë që të mos i blejnë ...
image
PTK shënon rritje
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK), ka shënuar për mbi katër milionë euro apo 6 për qind më shumë të hyra në gjatë mujorin e ...
image
HP sfidon ofertën e Dell për 3PAR
Lufta e ofertave për blerjen e specialistit të magazinimit është futur në raundin e radhës me ofsetin e fundit nga HP. ...
image
Dell rritë ofertën për blerjen e 3PAR
Dell ka rritur ofertën e saj për të blerë kompaninë e magazinimit 3PAR në 1.6 miliard dollarë, duke ofruar një çmim paksa më të lartë ...
image
Facebook tani ka “vlerë prej 33 miliard dollarë”
Facebook tani ka një vlerë prej 33.7 miliardë dollarë, pasi që investitorët kanë paguar deri në 76 dollarë për një aksion në këtë kompani, para ...
image
Sportet elektronike shqiptare tani e tutje do të kenë një pikë të përbashkët
Kompania IT & Business Media Group (ITBM Group) pritet të lançoj gjatë ditëve në vijim projektin e saj të radhës që do të jetë në ...
image
Microsoft më në fund fillon fuqizimin e motorit kërkues të Yahoo
Teknologjia e Microsoft tani është duke përpunuar të gjitha kërkesat e kërkimeve në ueb faqen e Yahoo-së në SHBA dhe Kanada, duke kompletuar kështu kalimin ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
5.00