BitTorrent prezanton modalitetin Altruistik, ngarkimi do të jetë dyfish më i lartë sesa shkarkimi

Publikuar më: 29-09-2016

bittorrent_logo-930x521BitTorrent njoftoi ditën e sotme se një veçori e re po vjen në klientët BitTorrent dhe uTorrent. Quhet Modaliteti Altruistik dhe është një eksperiment i disponueshëm në BitTorrent 7.9.9 dhe uTorrent 3.4.9 për ata përdorues të cilët duan të ngarkojnë më shumë sesa të shkarkojnë.

Në të shumtën e rasteve emri i BitTorrent lidhet ngushtë me shpërndarjen P2P të përmbajtjeve pirate. Por në të vërtetë është një kompani e cila ka në pronësi dy klientët më popullor të protokollit.

Veçoria e re do të sigurohet se raporti mes ngarkimi dhe shkarkimit të mos jetë më pak se 2 me 1. E thënë ndryshe shkarkimi do të vijojë vetëm nëse janë dy përdorues të lidhur që do të thotë se për të shkarkuar një pjesë duhet ta ngarkojë tek dy të tjerë që të ruhet raporti.

Por pse kjo metodologji? Sipas BitTorent kjo i bën shkarkimet më të shpejta dhe një raport më i lartë do të thotë më pak ngarkim. Për të aktivizuar këtë veçori duhet të navigoni Preferences => BitTorrent => Enable Altruistic Mode.

Nëse testimet provojnë sukses, BitTorrent do të implementojë një tjetër: Një përdorues fillimisht starton në modalitetin Altruistik dhe më pas kalon normalisht. (PCWorld Albanian)

BitTorrent prezanton modalitetin Altruistik, ngarkimi do të jetë dyfish më i lartë sesa shkarkimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)