BitTorrent prezantoi abonimin 4.95 dollarësh pa reklama në uTorrent

Publikuar më: 12-02-2016

uTorrent-BitTorrent-930x584BitTorrent prezantoi për konsumatorët e saj një abonim të ri i cili u jep akses në aplikacionin e torrenteve uTorrent duke mos shfaqur reklama. Ky debutim vjen pas një periudhe të gjatë në fazën beta.

Kostoja e këtij abonimi të ri është modeste, vetëm 4.95 dollar në vit. Aktualisht, BitTorrent ofron një abonim të ngjashëm “Pro” për 19.95 dollar në muaj i cili bart edhe qasjen pa reklama në aplikacion.

Sigurisht që ky i fundit ka edhe përfitime të tjera si mbrojtje ndaj viruseve, mbështetje teknike dhe shërbim “Streaming”.

uTorrent, lançuar në 2005-ën, u ble nga BitTorrent në një vit më pas. Vitin e kaluar, BitTorrent publikoi disa statistika ku zbuloi se uTorrent është shkarkuar 100 milion herë në platformat mobile. (PCWorld Albanian)

BitTorrent prezantoi abonimin 4.95 dollarësh pa reklama në uTorrent
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)