BitTorrent lancon aplikacionin e shpërndarjes së fotove Shoot i cili funksionon në bazë të kodeve QR

Publikuar më: 17-06-2015

shoot-imageTeknologjia e shpërndarjes së skedarëve Sync e BitTorrent është një produktet më të rëndësishme që kjo kompani ofron. Së fundmi BitTorrent ka lajmëruar se do ta përdorë këtë teknologji në një shërbim të ri të quajtur BitTorrent Shoot. Bëhet fjalë për një aplikacion që do të jetë i disponueshëm në platformat iOS, Android dhe Windows Phone dhe pritet të konkurojë drejtpërdrejt Airdrop të Apple.

Konkretisht Shoot është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të shpërndarë foto dhe video me miqtë tuaj pavarësisht nëse jeni duke përdorur një iPhone, smartfon Android apo Windows Phone. Por ashtu sic kërkon Airdrop dhe përdorimi i Shoot duhet të bëhet në afërsi me marrësin e fotos apo videos që ju doni të dërgoni. Shoot përdor kodet QR, një teknik tepër efektive por që në ditët e sotme cilësohet si pak e prapambetur. Në momentin që ju zgjidhni të dërgoni dicka, aplikacioni do t’ju shfaqë një QR Code të cilin marrësi mund ta skanojë me kamerën e smartfonit të tij dhe foto apo video ruhet automatikisht. Duke qënë se bëhet fjalë për një produkt të BitTorrent, asgjë e juaja nuk përfundon në cloud apo në serverat e kompanisë.

Sigurisht që kjo mënyrë e paraqitur nga BitTorrent është shumë e mirë por sa do t’ja dalë të përballet në një ekosistem me shumë alternativa të tjera të ngjashme? Tanimë ju mund të dërgoni foto përmes Facebook Messenger, WhatsApp, Viber, iMessage, Google Photos, email-it etj. Gjithsesi ju themi se Shoot i BitTorrent nuk ka nevojë për ngarkim në smartfonin tuaj. Nëse doni të provoni një mënyrë të re shpërndarje, provoni Shoot për 1.99$. (PC World Albanian)

BitTorrent lancon aplikacionin e shpërndarjes së fotove Shoot i cili funksionon në bazë të kodeve QR
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)