BitDefender zbuloi një softuer falas i cili mbron kompjuterat nga ransomware-ët

Publikuar më: 29-03-2016

bitdefender-ransomware-tool-100652914-largeFirma e sigurisë, BitDefender, ka publikuar ditën e sotme një aplikacion të ri desktop i cili mund të parandalojë infektimin nga ransomware-ët. Ajo çfarë këtë programe bëjnë është enkriptimi i të dhënave të përdoruesve dhe kërkimi i parave në këmbim të rikthimit të tyre. Disa prej këtyre programeve më të shquara janë Locky, TeslaCrypt dhe CTB-Locker.

I ashtuquajturi BitDefender Anti-Ransomware Vaccine është ndërtuar po mbi të njëjtat principe si programet e lartpërmendura por dizejnuar për ti parandaluar infektimet e këtij lloji.

Edhe pse ekspertët e sigurisë nuk rekomandojmë pagimin e krijuesve të këtilla programeve në mënyrë që të marrin çelësat e dekriptimit, Bitdefender është një kompani e njohur e sigurisë me besueshmëri të mjaftueshme sa të mos frikësojë përdoruesit se nuk do ti marrin çelësat e dekriptimit.

Programi i ri i BitDefender përfiton shfrytëzon teknikat Locky, TeslaCrypt dhe CTB-Locker duke e prezantuar kompjuterin si të infektuar tashmë me disa varianteve të këtyre të fundit. Si rezultat parandalohet infektimi i kompjuterave.

Ngërçi i vetëm është se programi i BitDefender mund të mashtrojë vetëm disa familje të ransomware-erëve dhe nuk ka garanci se do të funksionojë plotësisht siç duhet. Prandaj është e rekomandueshme për përdoruesit që të marrin masa parandaluese ndaj infektimeve duke e parë softuerin e BitDefender si murin e fundit të sigurisë. (PCWorld Albanian)

BitDefender zbuloi një softuer falas i cili mbron kompjuterat nga ransomware-ët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)