Bisedat në Skype tani vetëm një klikim larg. Aplikacioni nuk është më i domosdoshëm

Publikuar më: 17-10-2015

skype-3-way-imageAplikacioni Skype ka sjellur një ndryshim të vogël por të rëndësisëhm i cili do ta lehtësojë më tej realizimin e thirrjeve zanore dhe video.

Ju tashmë mund të ftoni çdokënd në një bisedë thjeshtë me një URL dhe mbi të gjitha personi tjetër nuk është i detyruar të ketë aplikacionin të instaluar apo të ketë një adresë Skype.

Pasi marrësi klikon mbi lidhjen, do ti kërkohet të vendosë emrin e tij dhe më pas të pranoj ose jo  të nis bisedën përmes ueb aplikacionit. Kjo është një mënyrë mjaft e thjeshtë e cila mund të shërbejë si piknisje e shumë bisedave në grup. Eleminimi i nevojës për të patur aplikacionin e instaluar apo për të patur një llogari është një lehtësi e madhe dhe e domosdoshme për disa.

Kjo veçori është aktualisht e disponueshme vetëm në SHBA dhe Britanin e Madhe por do të shpërndahet gjerësisht në javët që pasojnë. (PCWorld Albanian)

Bisedat në Skype tani vetëm një klikim larg. Aplikacioni nuk është më i domosdoshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)