Bien tarifat roaming në vendet anëtare të Bashkimit Europian, 2017-ta shënon fundin e tyre

Publikuar më: 04-04-2016

roaming_2015_banner_1600px_1Në momentin që udhëtoni jasht vendit tuaj, celulari juaj automatikisht në roaming, dhe kompania juaj celulare punon me kompaninë e huaj respektive që tu sigurojë shërbimete telefonatave, mesazheve dhe internetit.

E gjitha kjo do të ndryshojë më 15 Qershor 2017 ku tarifat roaming do të hiqen përgjithnjë mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Për të finalizuar proçesin ligjor të nevojshëm, Komisioni Europian ka filluar një këshillimit publik që nga data 26 Nëntor 2015. Ky këshillim synon të grumbullojë informacion për të përcaktuar atë që quhet “Politika e Përdorimit të Drejtë” të shërbimeve Roaming.

Çmimet e larta të roaming kanë qenë gjithnjë një kërcënim për njerëzit e biznesit. Këto çmimet u “mësojnë” konsumatorëve që të tremben nga celularët. Për të adresuar këtë problematikë Komisioni Europian adoptoi një bazë ligjore për një “Kontinent të Lidhur: Ndërtimi i një tregu të vetëm telekomunikacioni”.

Në tetor të 2015-tës Parlamenti Europian votoi në favor të heqjes së tarifave roaming në Qershor të 2017-tës. Kështu konsumatorët do të paguajnë jasht vendit të tyre njësoj siç paguajnë në shtëpi.

Por që nga ky muaj, tarifat roaming do të jenë akoma edhe më të ulëta. Operatorët do të tarifojnë vetëm 0.05 Euro për minutë, 0.02 Euro për sms dhe 0.05 Euro për MB.

Lëvizjet e para për të adresuar koston e lartë të shërbimeve roaming filluan në 2007-tën nga Komisioni Europian. Rregullat e vendosura që të atëherë janë rishikuar e reformuar periodikisht me çmime vazhdimisht në rënie. Krahasuar me 2007-tën, kostoja për SMS dhe MB ka rënë me 80 %. (PCWorld Albanian)

Bien tarifat roaming në vendet anëtare të Bashkimit Europian, 2017-ta shënon fundin e tyre
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)